Situata politike, Lu takon kreun e ​Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj

865
Sigal

Ambasadori i SHBA në Shqipëri ka shkuar në mesditën në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ku ka zhvilluar një takim me kreun e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.
 
Burime për A1 Report bëjnë me dije se tema e diskutimet është situata aktuale politike, ku opozita kërkon dorëheqjen e Ilir Metës pas akuzave të deputetit  Tom Doshi i cili pretendon se ndaj tij dhe deputetit të PD, Mhill Fufit ka pasur një plan për t’i eliminuar fizikisht.

Deputetët e opozitës në Komisionin e Ligjeve braktisën mbledhjen e sotme pas kërkesës për largimin e Metës.