IKMT nis aksionin në Tiranë, do prishen mbi 80 objekte pa leje

547
Sigal

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot një operacion në Tiranë, i cili përfshin një hapësirë relativisht të madhe, për çlirimin e hapësirave publike. IKMT do të punojë në trekëndëshin Allias, Shkollë e Bashkuar, Oxhaku.

Në këto zona, janë evidentuar pas azhornimeve të inspektorëve të IKMT, rreth 80 objekte të paligjshme, si ndërtime të ulëta, platforma, tenda etj.  Sot mjetet e IKMT kanë qenë të pranishme pranë shkollës “Bajram Curri”, ku kanë bërë pak ndërhyrje. Kjo për shkak se shumica e qytetarëve kishin filluar të bënin çmontimin e objekteve.

Operacioni në këtë zonë, parashikohet të zgjasë disa ditë, ndërkohë që strukturat operacionale të IKMT janë duke përgatitur strategjinë për ndërhyrje në një tjetër qytet të madh pas Vlorës.