Silva Caka në Beratë: “Më 25 Qershor, të gjithë do t’i japin një shans vetes për të dalë forcë e parë e për të qeverisur vetë”

411
Kandidatja e LSI-së në qarkun e Beratit, Silva Caka vijon takimet në këtë qark. Sot ka vizituar një familje në Leskovë, për të cilën Caka thekson se është familje besnike e LSI-së, si një ndër themeluesit kësaj partie. Me anë të një postimi në facebook, Caka ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto nga takimi.

Statusi i plotë:
“Pas Zhepës, shkuam në Leskovë, në një nga familjet më besnike të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është gjithmonë kënaqësi të takosh themelues të LSI-së, por mbi të gjitha është përgjegjësi e madhe të çosh përpara atë ëndërr që ata nisën: të shohin Lëvizjen Socialiste për Integrim të drejtojë vendin drejt Europës! Më 25 Qershor, të gjithë së bashku do t’I japin një shans vetes për të dalë forcë e parë e për të qeverisur vetë”, shkruan Caka.
Sigal