Basha nis fushatën në Tiranë: Nuk do ta lejoj Ramën ta marrë këtë fushatë prej hunde

551
Partia Demokratike hapI sot fushatën në Tiranë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, po zhvillon një miting elektorale në njësinë 4.

Basha, në fjalën e tij, “në lagjen time të vjetër” siç u shpreh, tha se “Ramën nuk do ta lejoj të marrë këtë fushatë për hunde.”

“Reforma kushtetuese, reforma e sistemit zgjedhor, – tha kryedemokrati, – përfshirë votimin dhe numërimin elektronik nuk është asgjë tjetër më shumë se fundi i republikës së vjetër dhe nisja e republikës së re, ku qytetarët përmes ndryshimeve kushtetuese, do të kenë në dorë fatet e politikanëve.

Me një sistem zgjedhor ku i zgjidhni vetë përfaqësuesit tuaj, me një sistem demokratik amerikan, ku nëse ata nuk ju përgjgijen ju mund t’i shkarkoni, deputetë, kryebashkiakë, deri edhe kryeministrin e Shqipërisë… Kush e arriti këtë fitore? Kush e arriti këtë betejë të jashtëzakonshme? Çadra e lirisë, ne, ju e bëtë. Ju ia dolët. U bashkuan në 90 ditë njerëzit, kauza qytetare dhe ky është mësimi i madh se kur shqiptarët janë të bashkuar nuk ka forcë që t’i ndalë.

E mbani mend si krekoseshin para 18 shkurtit? S’u hynte asgjë në sy, por i kishin bërë hesapet pa popullin dhe populli u ngrit dhe marrëveshja politike e 18 majit i hapi rrugë fitores vendimtare që ju e keni në dorë në 25 qershor.

Kjo betejë u fitua nga bashkimi i qytetarëve. Për herë të parë fushata për zgjedhjet parlamentare nuk do të ketë në qëndër politikanin, por hallet dhe shpresat tuaja.

Ja tek e shohim: dy fushata. Njera ka në qëndër politikanët e stampës së vjetër, të pazarit të vjetër politikës. E shikoni Edi Ramën që do gjithë vëmendjen për vete: me batut, me barsaleta, më veshje, vetëm që të ketë vëmendjen. Ai tjetri mori daullen në Kukës. Njeri i bie daulles, tjetri kërcën, si “Ezeli” bëjnë, 4 vjet telenovelë bëjnë.

Kjo është politika e vjetër ku në qendër janë politikanët për të hequr vëmendjen nga gjëja kryesore, ekonomia, papunësia, niveli mizerabël i të ardhurave, mungesa e shpresës.

Ky premtoi 300 mijë vende pune, por nuk hapi asnjë e mbylli me mijëra dhe çoi 300 mijë shqiptarë në azil. Prandaj këtë fushatë e ka të domosdoshme që të mos flasë për ekonominë. Se çfarë do t’u thoshtë shqiptarëve: nuk kisha kohë, nuk kisha para?

400 milionë euro për fasadë, 350 milionë euro për 4 miq, 300 milionë euro CEZ-it me një dorë, ndaj dhe rriti çmimin e energjisë që të kompesonte “gropën” financiare 150 milionë euro për “check up”-in e famshëm.

Prioriteti juaj është punësimi, i tiji janë fasadat. Për ju është shëndetësia, për të prioritet – të mbushë xhepat e Vilmës me shokë. Prioriteti juaj është arsimi, shkolla e lartë – kurse i tiji është një grusht oligarkësh.

Ndaj ekonomia e fortë është zotimi im kryesor, shpenzime sociale jo për rrush e kumbulla, por nevojat kryesore të shqiptarëve. Investimi më i madh i republikës sëre do të jenë shkollat deri në gjimnaz me infrastrukturën, ushqimin, me orarin mësimor…Ky është modeli europian që e kam parë të krijojë breza të tërë fëmijësh europianë të përgaitur.

Gratë nënat tona nuk i trajtojmë si fasadë, por ndihma e vërtetë është kur ndihmohen, punësohen, arsimohen, u rriten rrogat….

Ky është momenti i zgjimit të madh, i bashkimit të madh, ndaj thirrja ime është: Bashkohuni me republikën e re, sepse është republika juaj. Kjo është një lëvizje qytetare që do të zëvendësojë republikën e vjetër, bashkohuni me mua! Braktiseni politikën e tepsisë së pushtetit. Merreni Tiranën në dorë, bëjeni natën- ditë këtë javë. Rroftë lagja 8, rroftë Tirana jonë e dashur!”
Sigal