Shkarkimet në administratë, kallëzohen në prokurori ministrja Ekonomi dhe drejtorët teknikë

485
Qeveria teknike “hakmarrje elektorale” ndaj LSI-së, vazhdojnë shkarkimet në administratë. Më të prekur janë të gjitha drejtoritë e menaxhuara nga të emëruarit e LSI- së
“Lufta e ftohtë” e nisur prej ditësh nga Qeveria Teknike kundër të gjithë drejtorëve që janë emëruar prej më se tre vitesh në krye të institucioneve, nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ka marrë përmasa shqetësuese. Të parët që patën fatin e keq të largimit nga detyra ishin drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi. Dhe një ditë më pas, pikërisht të shtunën në 3 qershor, lista e të larguarve u rrit ndjeshëm. Ishin pesë drejtor burgjesh dhe tre krye-regjistrues. Të gjithë nga radhët e LSI-së. Me të dalë lista e të shkarkuarve, u duk qartë edhe qëndrimi kundër këtyre përfaqësuesve. Ministrat Teknik të vendosur në bazë të marrëveshjes Rama –Basha, me argumentin se do të pastrojnë administratën e çdo ministrie dhe drejtorie që kanë për detyrë të menaxhojnë deri në 25 qershor, janë duke bërë “hakmarrje elektorale”. Këtyre ministrave u janë bashkuar edhe pjesa tjetër e qeverisë që janë ata të emëruar nga Edi Rama. Në të vërtetë ajo që po ndodh është tepër e qartë. Qeveria nuk po funksionon. Ministrat marrin vendime në bazë të marrëveshjes vetëm e vetëm për të luftuar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Preteksti i shkarkimeve janë dyshimet për përfshirje të drejtorëve të fushatë elektorale. Por ndërsa nxjerrin një motiv të tillë, ministrat dhe drejtorët që firmosin shkarkimet, nuk e bëjnë transparente. Pra tashmë jemi në një situatë të tillë, ku në qeveri janë tre parti politike, një task-forcë që drejtohet vetëm nga PD e PS dhe LSI e cila është vënë në “shigjetën e tyre”. Argumenti është i qartë. E gjithë lufta bëhet për të dobësuar ndikimin e LSI në elektorat. Të gjithë të shkarkuarit janë përgatitur për të bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, kundër ministrave që kanë firmosur ndaj tyre. I pari që e ka bërë këtë gjë është Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi. Ndërkohë edhe drejtorët e burgjeve të shkarkuar të mesditën e datës 3 qershor, pohuan se do të ndjekin në rrugë ligjore çështjen. Lazimi ka bërë kallëzim kund Ministres së Ekonomisë, Milva Ekonomi. Ai është shprehur se ka qenë pikërisht Ekonomi ajo, e cila ka firmosur shkarkimin e tij pa asnjë motivacion në 2 qershor. Ai thotë se Ekonomi, pasi nuk ka gjetur motivin e shkarkimit, ka marrë një tjetër hap, ka urdhëruar një kontroll lidhur me menaxhimin e postës gjatë këtyre tre viteve që ka qenë në drejtimin tij. Menjëherë pas daljes së lajmit për auditim në Postën Shqiptare dhe degët e saj ën rrethe, Lazimi ka bërë edhe një letër të hapur ndaj ministres Milva Ekonomi. Po dje drejtori i Përgjithshëm Teknik i Burgjeve, Arjan Hoxha, ka shkarkuar nga detyra zëdhënësin Elio Laze. Një tjetër drejtor burgjesh, ai i paraburgimit 313-të, Fatjon Fana, deklaroi për “Telegraf” se do të ndjekë çështjen e shkarkimit të tij në rrugë ligjore. Po kështu edhe drejtori i burgut të Lezhës, Eduard Kurti tha të njëjtën gjë. Ata e konsideruan fyes dhe në shkelje të ligjit, mënyrën se si u larguan. Ndaj të gjithë të larguarve nga detyra me motivacionin e pavërtetuar të pjesëmarrjes në fushatë, janë shkelur të drejtat në bazë të Kodit të Punës.
Sigal