Si po bien deputetët nga aferat dhe lidhjet me krimin

SPAK arreston administartorët dhe financierët e Inceneratorëve e cila është afëra më e madhe korruptive në 30 vite. Gjithashtu është kërkuar leje nga Kuvendi për arrestimin e deputetit Bllako, i cili dje në mbrëmje deklaroi dorëzimin e mandatit. Kryemadhi: Ja si u përdorën paratë e inceneratorëve nga bankat offshore të Maltës për blerje votash. Klodian Zoto ka marrë edhe 9 mln euro për lantfillin e Vlorës, që ende nuk ka filluar.

Si po bien deputetët e Ramës nga aferat

Që nga viti 2013, zgjedhje në të cilat Partia Socialiste e Edi Ramës erdhi në pushtet me ndihmën e krimit, maxhoranca është dashur të përballet me beteja ligjore e publike kur prokuroria ka kërkuar arrestimin e deputetëve të saj. Viti 2015 do të shënojë edhe fillimin e kërkesave për arrestimin e deputetëve socialistë. I pari që ra në pranga ishte Armando Prenga, i cili u arrestua nga Policia në kushtet e flagrancës pasi u përfshi në një konflikt me armë në komisariatin e Laçit.  Autorizimi për Prengën u pasua me ato të Arben Ndokës,Tom Doshit dhe Mark Frrokut ku dy të parë ishin deputetë nga lista e PS-së.

NOA

Arben Ndoka u vu nën hetim për deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit për fshehjen e një dënimi në Itali, ku përpara sesa të kërkonin heqjen e mandatit, ai dha dorëheqjen.

Ndërsa Tom Doshi dhe Mark Frroku, u vunë nën hetim për kallëzim të rremë dhe deklarim të rremë përpara prokurorëve kur në publik folën për një skenarë për vrasjen e Doshit. Mark Frroku më vonë përfundoi prapa hekurave me vendim të formës së prerë ku u dënua për fshehje pasurie, pastrim të produkteve të veprës penale dhe ndërtim pa leje.

Në mandatin e dytë nën hetim ra kampioni i ministrave, Saimir Tahiri i cili u akuza për grup të strukturuar kriminal pas publikimit të përgjimeve të dosjes Habilaj. Në rastin e Tahirit u shënua edhe precedenti i parë ku një parlament ndryshon kërkesën organit të akuzës pasi dha autorizim për arrest shtëpie dhe jo arrest me burg, siç u kërkua nga Prokuroria. Mbrojtja e vitit 2017 nuk rezultoi efektive pesë vite më vonë pasi tani më Tahiri është prapa hekurave, i dënuar me vendim të formës së prerë.

Historia tashmë përsëritet edhe në mandatin e tretë të socialistëve ku pas shumë akuzave publike, nën hetim ra, Alqi Bllako. Por ndryshe nga Tahiri, arrestimi i Bllakos kërkohet nga SPAK, dhe mbetet për të parë nëse socialistët do ta mbrojnë si në rastin e Tahirit apo do të japin menjëherë dritën jeshile.

 

Shqiptarët kërkojnë ‘Peshkaqenët’, jo koka turku!

 Skema/ Si përfitoi Alqi Bllako 160 mln lekë nga Klodian Zoto për inceneratorët, Lista me emrat e arrestuar të zyrtarëve locale, komisioni i prokurimevedhe akuzat që rëndojnë mbi të akuzuarit

Prokuroria e Posaçme arrestoi anëtarët e komisionit të koncesionit të inceneratorit të Fierit për “abuzim me detyrën” si dhe shtoi akuza të reja për Lefter Kokën dhe Klodian Zoton në një hetim që dukshëm është përqendruar te procedurat.

 

Dosja e hetimit që fundos deputetin e PS

Sipas SPAK Alqi Bllako në bashkëpunim me kryetarin e Komisionit të Shpronësimeve Pëllumb Abeshi dhe ministrin e Mjedisit Lefter Koka kanë falsifikuar dokumentet për shpronësimin e tokës ku është ndërtuar Inceneratori. E për këtë, Alqi Bllako përfitoi 140 mijë euro të cilat iu disbursuan Bllakos si pagesë për punësimin e babait, i cili rezulton se nuk ka shkuar asnjë ditë në punë. 

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mori miratimin nga gjykata për arrestimin e anëtarëve të komisionit të koncesionit të inceneratorit të Fierit për “abuzim me detyrën” ndërsa arrestoi administratorin Arenc Myrtezani për korrupsion aktiv dhe shtoi akuza për ish-ministrin Lefter Koka dhe pronarin e incineratorëve Klodian Zoto, i cili është në arrati.

Veçmas, SPAK bëri të ditur se deputeti Alqi Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë rreth 15 milionë lekë. Mbi Bllakon nuk ka masë sigurie pasi ai gëzon imunitet parlamentar dhe para arrestimit, prokurorisë do t’i duhet të marrë miratimin e parlamentit.

“…nga hetimet e kryera kanë rëzultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer  në fillim me. funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë,” bëri të ditur prokuroria.

“Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”.”, vijon më tej njoftimi.

Prokurorët morën miratimin në gjykatë për arrestimin e anëtarëve të komisionit të dhënies së koncesionit, mbi të cilët rëndojnë akuzat e abuzimit me detyrën. Pëllumb Abeshi akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim me Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën për ndryshimin e kategorisë së tokës mbi të cilën u projektua ndërtimi i inceneratorit nga tokë arë në tokë truall. Sipas prokurorëve, kjo i ka shkaktuar shtetit 16 milionë lekë dëm për shkak se toka në fjalë u kompensua me çmim më të lartë.

Nën akuzë për shpërdorim detyre janë edhe Azem Shatëri, Florjan Muçaj, Erjon Murataj, Sabina Cenameri dhe Etleva Kondi, të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të koncesionit. Sipas prokurorisë, këta shtetas, në bashkëpunim me Bllakon dhe Kokën, kanë shkelur ligjin për Partneritetin Publik Privat për të favorizuar kompaninë Integrated Technology Services, e cila fitoi koncesionin.

Akuza për shpërdorim detyre parashikon dënim me deri në shtatë vjet burg për të dyshuarit.

Punime të pakryera, fatura false

SPAK thotë se ka identifikuar në inceneratorin e Fierit një skemë të ngjashme me atë të Elbasanit, në bazë të së cilës, kompanitë koncesionare kanë paguar ryshfet te zyrtarët duke përdorur kompani fiktive dhe fatura për punime të pakryera.

“…nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga shoqëritë “Integrated Technology Waste Treatment Energy” sh.p.k., (shoqëria që ka përfituar koncesionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të koncesionit) janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Një shumë prej 146 milionë lekësh besohet se ka përfunduar në xhepat e ish-ministrit Lefter Koka, i cili është aktualisht në burg, i dyshuar për përfitime të ngjashme nga koncesioni i inceneratorit të Elbasanit.

“Gjatë hetimeve kanë rezultuar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shuma monetare 146,083,071 lekë që i është faturuar shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., dhe që është paguar më pas nga kjo shoqëri, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë shtetasit Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., në zhvillimin e procedurës së dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”,” thuhet në njoftim.

Përgjegjësit për këtë skemë dyshohet se janë shtetasit Klodjan Zoto, i cili sakaq është shpallur në kërkim dhe shtetasi Arenc Myrtezani, i cili është administrator i kompanisë së koncesionit të Fierit. SPAK iu referua të dy këtyre shtetasve me iniciale në njoftimin për shtyp.

Sekuestro Fierit dhe ryshfweti i një apartamenti 144 mijë euro të babait të Bllakos

 Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka dhënë tre kontrata koncesionare për ndërtimin e incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, te një grup kompanish të lidhura me njëra-tjetrën, nën pronësinë e personave pa eksperiencë të mëparshme në këtë fushë. Koncesioni i parë, inceneratori i Elbasanit, u sekuestrua nga prokuroria dhjetorin e kaluar, pak ditë para se kompania t’i transferohej Bashkisë së Elbasanit pas përfundimit të kontratës së koncesionit.

Të martën SPAK njoftoi se ka vendosur nën sekuestro preventive edhe kompaninë e inceneratorit të Fierit, kontrata për të cilën është pranë fundit.

Ndërkohë, prokurorët njoftuan se kanë vendosur nën sekuestro preventive katër nga pasuritë e Lefter Kokës, të cilat, sipas tyre, përmbushin shumën prej 146 milionë lekësh, e cila dyshohet se është përfituar si korrupsion si dhe një apartament në Tiranë të lidhur me Alqi Bllakon, që mbulon shumën prej 15 milionë lekësh të dyshuar si e përfituar si korrupsion nga ky i fundit.

Kuvendi me shumicë socialiste nuk e miratoi raportin me 120 faqe të hartuar nga komisioni i drejtuar nga opozita, por materialet voluminoze të siguruara gjatë këtij hetimi janë dërguar në SPAK për të mbështetur hetimet e nisura prej 6 muajsh.

Megjithatë, të paktën deri më tani, SPAK nuk konfirmon të ketë vendosur nën hetim zyrtarët e lartë shtetërorë, duke e trajtuar aferën e inceneratorëve thjesht si një “vjedhje të rëndomtë” të kryer nga disa biznesmenë, nëpërmjet një procedure (të pamiratuar, sipas qeveritarëve të lartë), të propozuar nga Komisioni i Koncensioneve. Shqiptarët presin të paktën sekuestrimin e pasurive të sheikëve politikanë…

 Alqi Bllako dorëzon mandatin e deputetit

Alqi Bllako ka dorëzuar mandatin e deputetit pas kërkesës së SPAK ndaj Kuvendit për të autorizuar arrestimin e tij si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.Në një postim në Facebook, Bllako shkruan se nuk kërkon asnjë trajtim ndryshe edhe pse është deputet dhe se Kuvendi nuk ka pse të angazhohet për këtë çështje. Për këtë arsye, Bllako shkruan se të mërkurën do të paraqesë dorëheqjen e tij në Kuvend.Ndërkohë, sa i përket akuzave të SPAK, ai shkruan se do të provohet lehtësia pafajësia e tij, nëse procesi gjyqësor do të jetë i paparagjykuar dhe i drejtë.