“Si e shantazhoi gazetari, deputetin e PS”, Zëdhënësi i Metës: Horrat e mafies së inceneratorëve asgjë s’i shpëton nga burgu

194
Sigal

Gazetari Adriatik Doçi përmes një artikulli të shkruar në media ka rrëfyer atë që ai e quan skandalin e dhënies së nënshtetësisë nga presidenca për persona të cilët nuk plotësojnë kushtet ligjore të shtetësisë. Në lidhje me këtë lajm ka reaguar dhe zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi i cili i rikujton gazetarit një e-mail të këtij të fundit drejtuar një deputeti të PS-së.

Në e-mail Doçi shprehet si një person familja e të cilit ka një kontribut të jashtëzakonshëm në PS, por në qoftë se bashkëshortja e tij nuk emërohet në një post të caktuar, ai do të rrëfehet dhe do t’i tregoj shqiptarëve dallaveret e deputetit. Sipas Blushit arsyeja pse u shty të publikonte këtë e-mail është për tu treguar qytetarëve fytyrën e vërtet të gazetarit dhe malavitës që fabrikon lajme të rreme.

Postimi i plotë: Në një e-mail drejtuar një deputeti të PS, për të ndërhyrë në mënyrë të kundraligjshme pranë Drejtores së Arsimit të Kamzës, Doçi i Malavitës shkruan:

“…Babai ka qënë 25 vjet sekretar partie. Xhaxhai im, Ali Doçi, prej 26 vitesh ka qenë dhe është komisioner i PS në komunën Rukaj dhe tashmë në Burrel. Ne si familje ka 26 vjet që mbështesim PS.
Nejse, tani nuk më intereson më emërimi i bashkëshortes time. Dua t’ju tregoj shqipëtarëve për dallaveret , që janë bërë brenda dhe jashtë zyrës tënde. Po e kam personale me ty. Dhe jam i vendosur të vijoj.”

E filluam me këtë email, si një provë të parë dhe të mjaftueshme momentalisht, pa u shtruar nevoja për të tjera, për t’u treguar se çfarë fytyrë Doçi përdor sot Malavita për të fabrikuar lajme të rreme.

Asgjë nuk e shpëton aferën e zezë të inceneratorëve të zinj nga hetimi, ndëshkimi dhe hakmarrja e popullit shqiptar për bandën që tallet me qindra milionë euro të vjedhura e të çuara në kompanitë guaska në off shore.

Burgu nuk është premtim por fati më i mirë që i pret këta horra ndërkohë që dhjetëra shqiptarë po humbin jetën nga keqmenaxhimi i pandemisë dhe mungesa e mbështetjes së domosdoshme.

Janë të pashpresa portalet dhe mediat e Rilindjes që punojnë në të zezë të shmangin vëmendjen nga kjo aferë e tmerrshme duke shpikur shpifje për Presidentin.

Të hënën gati në konferencën e shtypit. Tani çdo të hënë dhe çdo të premte konferenca shtypi për të thelluar transparencën me qytetarët! ORA E PËRBALLJES PO AFRON!