Ilir Meta dhe Parlamenti, aktore kyç të diplomacisë shqiptare

468
Sigal

Diplomacia
parlamentare, dimension i munguar i politikës shqiptare në 25 vjet


Prof. Dr. Lisen
Bashkurti


Përvoja e gjatë
politike e Kryeparlamentarit Meta si kryeministër, nënkryeministër, ministër në
disa dikastere dhe si kryetar i LSI e bëjnë atë një njohës shumë të mirë të
politikës, ekonomisë, financave brenda vendit si dhe të sistemit dhe marrëdhënieve
të kohës sonë

Diplomacia parlamentare
e Shqipërisë ka mbajtur në qendër të agjendës diplomatike bashkëpunimin
strategjik me Kosovën si dhe përkujdesjen e vecantë për shqiptarët në Maqedoni,
Mal të Zi, në Luginën e Preshevës në Serbi

Ndër qendrat partnere
dypalëshe SHBA kanë dhe mbeten në krye të listës. Vetë Kryeparlamentari Meta ka
realizuar gjatë vitit 2016 shumë vizita të niveleve të larta me legjislativin
dhe ekzekutivin e SHBA.

 

 

Për herë të parë mbas
një tranzicioni 25-vjecar Parlamenti i Shpipërisë krahas veprimtarisë shumë të
suksesshme për miratimin e reformave në legjislativ po i prin edhe veprimtarisë
diplomatike të vendit. Në kushtet e një diplomacie ekzekutive të dobët, pa
vizion të qartë dhe pa veprimtari dinamike, iniciativën diplomatike të Shqipërisë
po e udhëheq Parlamenti i vendit. Diplomacia parlamentare po luan si lojtar
kyc, me vizion të qartë, me plan veprimi dinamik në hapsira të gjera
gjeopolitike dhe në rrafshe dypalëshe dhe shumëpalëshe. Në krye të diplomacisë
parlamentare qëndron Kryeparlamentari Ilir Meta.

Diplomacia parlamentare
në demokraci

Në sistemin demokratik
parlamenti përfaqëson pushtetin legjislativ të deleguar nga vota e popullit. Si
i tillë parlamenti bart pushtetin e sovranit. Ky pushtet ushtrohet në politikën
e brendshme dhe në politikën e jashtme. Përgjatë tranzicionit demokratik të
Shqipërisë legjislaturat e parlamentit kanë qenë të fokusuara në agjendat e
brendshme legjislative, duke anashkaluar misionin shumë të rëndësishëm të
veprimtarisë së tyre ndërkombëtare. Veprimtaritë që kanë ndërmarre legjislativët
e Shqipërisë kanë qenë kryesisht ato të delegacioneve parlamentare në asambletë
parlamentare të organizatave ndërkombëtare si Unioni Parlamentar Botëror, OKB,
NATO, OSBE, KE etj. Për herë të parë në legjislativin shqiptar mbas vitit 2013
shohim luajtjen e rolit kyc diplomatik të Shqipërisë nga Parlamenti Shqiptar.
Diplomacia parlamentare po vepron gjerësisht, në mënyrë dinamike, përmes tërheqjes
së partnerëve të rëndësishëm në Tiranë si dhe duke lëvizur në mënyrë permanente
edhe në qendra ndërkombëtare për interesat e vendit.

Agjendë të pasur

Diplomacia parlamentare
ka performuar me një agjendë shumë të pasur.

Së pari, në qendër të
takimeve kanë qenë bashkëpunimet parlamentare, krijimi i grupeve miqësore në
legjislativet e huaja, nxitja e lobimeve për mbështetjen e Shqipërisë, krijimi
i urave komunikative me grupe të ndryshme politike mazhorancash e opozitash, këmbime
modelesh legjislative dhe modelesh institucionale.

Se dyti, agjenda e
diplomacisë parlamentare ka pasur në fokus promovime politikes së jashtme të
Shqipërisë për përmirësimin e reputacionit ndërkombëtar të vendit. Diplomacia
parlamentare ka shumë më tepër mundësi, më tepër gjithëpërfshirje politike dhe
sferë më me ndikim mbi aktorët shtetërorë dhe jo shtetëtorë për influencim
opinional në nivele lokale, kombëtare, rajonale e globale lidhur me imazhin ndërkombëtar
të vendit.

Së treti, diplomacia
parlamentare e Shqipërisë ka mbajtur në qendër të agjendës diplomatike bashkëpunimin
strategjik me Kosovën si dhe përkujdesjen e vecantë për shqiptarët në Maqedoni,
Mal të Zi, në Luginën e Preshevës në Serbi. Në këte kontekst diplomacia
parlamentare ka rritur shumë vëmendjen për emigrantët e rinj dhe diasporën e
vjetër, me synim ndihmën ndaj tyre dhe integrimin më të mirë me shtetin amë.

Së katërti, diplomacia
parlamentare e Shqipërisë ka vënë në agjendën e saj përballjen me sfidat më të
mëdha në nivelet me fqinjët përreth, me nën-rajonin e Ballkanit Perëndimor si
dhe me Rajonin e Euro-Mesdheut. Politikat e fqinjësisë së mirë, të bashkëpunimit
në fusha me interes të ndërsjelltë, të projekteve të përbashkëta, të nxitjes së
integrimit kanë qenë dhe mbeten në dosjen diplomatike të Parlamentit Shqiptar.

Së pesti, diplomacia
parlamentare e Shqipërisë ka vënë në agjendë prioritare sfidat më të mprehta
Euro-Atlantike dhe globale. Lufta kundër terrorizmit, krimit të organizuar,
trafiqeve të paligjshme dhe drogës, korrupsionit e keq-qeverisjes kanë qenë
pjesë e bisedimeve, dialogut e negociatave në të gjitha takimet e larta
diplomatike parlamentare.

Së gjashti, diplomacia
ekonomike ka tërhequr shumë vëmendjen e Parlamentit Shqiptar. Në mënyrë të
vecantë në takimet bilaterale me shtete partnere dhe të zhvilluara diplomacia
parlamentare ka ditur të promovojë mirë ekonominë shqiptare, vlerat, burimet
dhe atraktivitetet e saj për të tërhequr investimet huaja në vend.

Prioritizimi partnerëve

Diplomacia parlamentare
shqiptare e kryesuar nga Kryeparlamentari Ilir Meta brenda një kohe të shkurtër
ka prioritizuar partnerët më të rëndësishëm për Shqipërinë. Zgjedhja e qendrave
të bashkëpunimit ndërparlamentar është bërë bazuar në një strategji të qartë,
vizionare dhe pragmatike, dypalëshe dhe shumëpalëshe. Ndër qendrat partnere
dypalëshe SHBA kanë dhe mbeten në krye të listës. Vetë Kryeparlamentari Meta ka
realizuar gjatë vitit 2016 shumë vizita të niveleve të larta me legjislativin
dhe ekzekutivin e SHBA.

Këto vizita kanë
fuqizuar miqësinë dhe bashkëpunimin midis Shqipërisë e SHBA, sidomos midis
Parlamentit Shqiptar dhe Kongresit e Senatit të SHBA dhe kanë nxitur lobime me
interes të lartë kombëtar. Gjermania, Franca, Italia dhe Britania e Madhe janë
konsideruar partnerë prioritarë nga diplomacia jonë parlamentare.

Kryeparlamentari Meta
ka pritur në Tiranë dhe nga ana e tij ka vajtur në këto shtete për thellimin
dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërparlamentar. Këto vizita kanë pasur ndikim
shumë pozitiv në polikën e jashtme të Shqipërisë.

Ndër partnerët
prioritarë diplomacia parlamentare e Shqipërisë ka pasur dhe ka organizatat ndërkombëtare,
me struktura përfaqësimi parlamentar, strategjike për Shqipërinë, NATO dhe BE.
Nëpërmjet aktivizimit të udhëheqjes së Parlamentit me komisionet parlamentare
dhe grupet politike, Kryeparlamentari Meta ka shfrytëzuar multilateralizmin për
gjithpërfshirje të aktorëve politikë të brendshëm, mazhorancë dhe opozitë në
marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Kryeparlamentari si
diplomat

Në këtë rol të ngritur
e dinamik të diplomacisë parlamentare të Shqipërisë meritën kryesore e ka
Kryeparlamentari Ilir Meta. Natyrisht përvoja e Metës si Ministër i Jashtëm nga
më të suksesshmit të tranzicionit shqiptar ka luajtur rol të rëndësishëm. Por
edhe vetë profili i Metës ka format diplomati. Natyra e qetë, artikulimi i qartë
kombëtar e ndërkombëtar, komunikimi i thjeshtë publik e mediatik, aftësitë
profesionale negociuese, kultura protokollare e ceremoniale e bëjnë
Kryeparlamentarin Meta një diplomat të spikatur në krye të Parlamentit të Shqipërisë.
Nga ana e tjetër, përvoja e gjatë politike e Kryeparlamentarit Meta si
kryeministër, nënkryeministër, ministër në disa dikastere dhe si kryetar i një
prej tre partive kryesore politike të vendit, LSI e bëjnë z. Meta një njohës
shumë të mirë të politikës, ekonomisë, financave brenda vendit si dhe të
sistemit dhe marrëdhënieve të kohës sonë.