“Shuplakë” për Ramën, reportazhi i ZDF gjermane: A mund të pranohet në BE një vend autokratik me struktura mafioze?

17
Sigal

Rrjeti publik gjerman, ZDF, i ka kushtuar një dokumentar Shqipërisë dhe rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Europian.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE konsiderohet si një domosdoshmëri gjeostrategjike, veçanërisht që nga pushtimi rus i Ukrainës. Për këtë, BE është e gatshme të kalojë mbi dështimet e qarta në lidhje me demokracinë dhe lirinë e shtypit dhe përfituesit janë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, klika e tij dhe strukturat mafioze në vend, evidentohet në dokumentar.

Shqipëria deri në fillim të viteve 1990 ishte një Kore e Veriut në Europë. E izoluar si nga Lindja, ashtu edhe nga Perëndimi. Që nga viti 2013, kryeministër është Edi Rama. Puna e tij karakterizohet nga politika e brendshme rigoroze nga njëra anë dhe politika e jashtme e orientuar drejt Perëndimit nga ana tjetër. Por ndërsa krerët e qeverive europiane e lartësojnë Shqipërinë në samite prej vitesh, në parlament dhe në rrugët e Shqipërisë ka protesta të ashpra kundër një regjimi gjithnjë e më autokratik. Qeveria e kryeministrit Rama akuzohet për favorizim dhe e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës deri në nivelet më të larta.

Vendi është kandidat për anëtarësim në BE që nga 2014. Për t’u kundërvënë vendeve agresive, si Kina dhe Rusia, BE-ja duket se është e gatshme të mbyllë sytë për deficitet në lidhje me demokracinë dhe lirinë e shtypit. Nga kjo përfitojnë tani Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe klika e tij, thuhet në dokumentar duke ngritur disa pyetje….