Ylli Dylgjeri: “Njerëz jini vigjilent!”, bënte thirrje Julius Fuçik

Mbrëmjen e djeshme u publikua në media një sondazh, që nxorri fituese të zgjedhjeve të 25 prillit, Partinë Socialiste. Me anë të një reagimi të shpërndarë në rrjetet sociale, gazetari Ylli Dylgjeri tha se, “Paneli i komentatorëve dha verdiktin: Shpalli fitues Edi Ramën! Ndërkohë tonet e forta të individëve në PS po acarojnë klimën politike.Ish-ambasadori”.

“Foresti theksonte sot: Qeveria e Ramës është bërë regjim, vendi duhet të futet në shina! Freedom Hause e ka cituar si vend në trazicion, me pikë të ulura. Polarizimi po theksohet. Asnjë reagim nga institucionet monitoruese! Dakort. Fituat ? Urime zoti Rama! Mbaje përgjegjësinë. Kujdes nga përplasja civile!”,- shprehet më tej Dylgjeri në reagimin e tij.

NOA

Reagimi i tij i plotë:

Banditë. Rrahje. Dhunë ndaj opozitës. Dhunë ndaj qytetarëve. Nxehen gjakrat. Kjo është situata që po përgatitet nga Qeveria për të votuar në 25 Prill. Ndërkohë mbrëmë Report TV, media e qeverisë, i ka mbyllur zgjedhjet. Mbrëmë instituti i sondazhit Piepoli i bëri pipin zgjedhjeve. Fitoi pozita: PS 69-73 mandate, PD-AN 54-56 mandate, LSI 8-10 mandate! Paneli i komentatorëve dha verdiktin: Shpalli fitues Edi Ramën! Ndërkohë tonet e forta të individëve në PS po acarojnë klimën politike.Ish-ambasadori Foresti theksonte sot: Qeveria e Ramës është bërë regjim, vendi duhet të futet në shina! Freedom Hause e ka cituar si vend në trazicion, me pikë të ulura. Polarizimi po theksohet. Asnjë reagim nga institucionet monitoruese! Dakort. Fituat ? Urime zoti Rama! Mbaje përgjegjësinë. Kujdes nga përplasja civile! Situata çdo orë do të rrëshkase nëse do të vazhdoni kështu në ditët që vinë.