Shuplaka e SHBA-BE/ Qeveria tenton të justifikojë komisionin “antikorrupsion”, përdor integrimin në BE për të kamufluar kapjen e drejtësisë

46

Për shkak të bojkotit të opozitës dhe për shkak të shuplakës nga jashtë, Rama ka mbledhur sërish grupin parlamentar, për të trumbetuar se përse duhet ky komision. Rama kapet pas pjesës se hapja e kapitujve për integrimin kërkon më shumë angazhim dhe sipas tij, ne mund të na dërgojë në BE vetëm komisioni antikorrupsion.

Sigal

 

Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë te komisioni Antikorrupsion, i njohur shkurt si komisioni “Xhafaj”. SHBA dhe BE e kanë hedhur poshtë këtë komision, mbi mënyrën se si ai po funksionon.

Si ambasada e BE ashtu dhe ajo e SHBA, madje dhe Koordinatori kundër Korrupsionit në SHBA e thanë qartë se komisioni nuk duhet të ecë në mënyrë të njëanshme dhe nuk duhet të pengojë reformën në drejtësi.

Për shkak të bojkotit të opozitës dhe për shkak të shuplakës nga jashtë, Rama ka mbledhur sërish grupin parlamentar, për të trumbetuar se përse duhet ky komision. Rama kapet pas pjesës se hapja e kapitujve për integrimin kërkon më shumë angazhim dhe sipas tij, ne mund të na dërgojë në BE vetëm Fatmir Xhafaj.

Ai ftoi opozitën të bëhet pjesë dhe kjo ftesë vjen në një kohë kur Rama dhe Nikolla vendosën të mos i heqin mandatin Berishës. Mos vallë u arrit pazari që pas këtij vendimi, opozita të bëhet pjesë e komisionit? Ndërkohë Rama doli sot për të në mbushur mendjen se nuk ka në plan të kapë reformën. Sipas tij, po akuzohet kot.

Padrejtësisht u parapërfytyrua si përpjekje e PS për të vënë në kontroll drejtësinë. Dua të shtjelloj pak më gjerë arsyet e mëdha për ngritjen e komisionit ‘Antikorrupsion’ dhe domosdoshmërinë e një dallge të re reformash që nuk lidhet vetëm dhe drejtpërdrejtë me qeverinë, por edhe me institucionet e pavarura. E gjithë lënda për të kuptuar nismën gjendet në dokumentet e formuluara gjatë dhe në fund të procesit të diagnostikimit të Shqipërisë pas hapjes së negociatave, një proces që në gjuhën e BE, quhet screening”, tha Rama.

Por në vijim të fjalimit të tij, Rama u dekonspirua. Ai e pranoi hapur se ky komision po bëhet për të vënë në kontroll drejtësinë e re. Sipas tij, SPAK, KLP, KLGJ dhe gjithë organet e tjera Kushtetuese do të duhet të japin llogari para Kuvendit.

Me fuqinë që ka Kuvendi, të mund të shohë dhe të ndjekë këtë proces duke shfrytëzuar kapacitetin, që i jep Kushtetuta dhe ligji. Institucionet zbatuese janë shumë qartë, janë institucione drejtpërdrejt që lidhen me ekzekutivin dhe një pjesë shumë e madhe, të pavarura zbatuese. Që nga KPA, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, SPAK, BHK, GJKKO, KQZ, BSH. Kush ja jep garancinë Shqipërisë, që në tryezën e negociatave, nuk do kenë lojtarë që do shkëlqejnë dhe disa lojtarë që do paraqesin raport për mosparaqitje në ndeshje. Janë institucione të pavarura. Kush i kërkon llogari, qeveria? E pamundur. Ka vetëm një institucion sipas kushtetutës, ku mund të kërkohet llogari për këdo, kurdoherë, Kuvendi. Ky proces duhet t’i japë Kuvendit dhe të gjitha pjesëve të skuadrës sonë, një plan, një udhërrëfyes, të kalendarizuar. I takon Shqipërisë ta bëjë, është si dhe kur, se çfarë dihet, por si dhe kur, këtë duhet ta bëjmë ne. Progresi i bërë është shumë i rëndësishëm të shikohet edhe në shpejtësinë e vet”, -tha ai.

Por në vijim të fjalimit të tij, Rama u dekonspirua. Ai e pranoi hapur se ky komision po bëhet për të vënë në kontroll drejtësinë e re. Sipas tij, SPAK, KLP, KLGJ dhe gjithë organet e tjera Kushtetuese do të duhet të japin llogari para Kuvendit.

Ndryshe nga sa shprehet Rama, ndërkombëtarët kanë qenë të qartë:

Ambasada e SHBA në Shqipëri: “Theksojmë angazhimet e ndërmarra brenda masave të miratuara në Parlament për pathyeshmërinë e reformës në drejtësi, angazhime, të cilat njohin shtyllat dhe parimet kushtetuese, që janë në themel të reformës në drejtësi të miratuar në vitin 2016. Kjo përfshin pavarësinë dhe paanësinë e institucioneve të drejtësisë dhe vetëqeverisjes së sistemit të drejtësisë. Këto parime janë kyçe për punën e Komisionit të Posaçëm për të çuar përpara mirëqeverisjen, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

Delegacioni i BE-së në Shqipëri: Është me rëndësi jetike që procesi parlamentar i propozuar të jetë i bazuar në prova, të jetë transparent, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, duke përfshirë edhe shoqërinë civile. Nisma duhet të bazohet në arritjet e mëparshme të reformës dhe të jetë në përputhje me parimin kushtetues të kontrollit dhe balancimit, me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislacionit dhe me angazhimet në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE. Duhet të respektojë plotësisht marrëdhëniet ekzistuese mes Kuvendit dhe institucioneve të pavarura, siç garantohet nga Kushtetuta.