Basha: U arrit marrëveshja për Reformën

409
Sigal

“Sapo kam përfunduar një komunikim intensiv me partnerët amerikanë dhe europianë. Pas komunikimit më të fundit të rakorduar nga komisioneri Hahn, roli i misionit ndërkombëtar do të jetë rekomandues, ndërsa vendimmarrja tërësisht në duart e shqiptarëve. Nuk do të përjashtohet asnjë qytetar shqitpar nga konkurrimi mbi bazën e hamendësimeve apo opinioneve, por vetëm mbi faktet sipas ligjit. Konkludimi në këtë mënyrë i këtyre cështjeve, të lëna si litar jashtë në negociatat e të hënës, është konkludimi me sukses i PD për një draft kushtetues në përputhje me Komisionin e Venecias bazurmbi propozimin e zonjës Nuland. Kjo betejë ka patur dy qëllime: Kushetuetshmërinë dhe të drejtat e liritë themelore”. Kjo ishte deklarata e kryetarit të PD, Lulzim Basha. Kjo zjgidhje – tha ai – është në përputhje me bindjet që PD ka mbështetur. Partia Demokratike e kishtë vënë si kusht që ndërkombëtarët të mos kishin rol vendimmarrës, ndryshe nga varianti i paraqitur nga qeveria. Kryeministri Rama e kishte deklaruar vetting-un nga ndërkombëtarët si vijë të kuqe që nuk do ta shkelte për asnjë mënyrë. Më vonë ai tha se nëse PD binte dakord me SHBA e BE, atëherë ai do ta pranonte variantin e PD.