Shqiptarët të parët në rajon për të pajisur me lejen europiane të punësimit, BLUE CARD, kryeson Gjermania

811
How To get An EU Blue Card In Germany
Sigal

Numri i shqiptarëve që janë pajisur me BlueCard ka qenë në rritje eksponenciale që prej vitit 2012. Por 2018-a shënoi rekordin ku 334 profesionistë nga Shqipëria u pajisën më të, apo 50% më shumë se një vit më parë, sipas statistikave të Eurostat.

BlueCardështë një leje punësimi e dhënë gjerësisht në Europë, lejon që shtetasit jo anëtarë të Bashkimit Europian (BE), të punojnë dhe jetojnë brenda BE, me përjashtim të Danimarkës, Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të gjithë ata që janë mbajtës të kësaj karte përfitojnë të drejta të barabarta në punësim dhe në pagë me vendasit; lëvizje të lirë në të gjithë Bashkimin Europian; të drejta sociale, ku përfshihen të drejtat për arsim, kulturë, të drejtat njerëzore dhe ato shëndetësore; bashkim familjar, etj.

Shqiptarët të parët në rajon

Dëshira e shqiptarëve për tu larguar është aq e lartë, ku në të gjithë treguesit e emigracionit, si të ligjshëm, të paligjshëm dhe si azilantë, të mbajmë vendin e parë në krahasim me rajonin edhe për pajisjen me BlueCard.

Sipas përllogaritjeve të Monitor, në vitin 2018 kishte 12 leje për shqiptarët për 100 mijë banorë, duke qenë të parët në rajon. Pas Shqipërisë renditet Bosnje dhe Hercegovina me 10 aplikime për 100 mijë banorë. Maqedonia dhe Serbia kishin për vitin 2018 përkatësisht 9 leje për 100 mijë banorë, të ndjekura nga Kosova me 6 leje. Në vend të fundit në raport me popullsinë renditen Mali i Zi me 4 për 100 mijë dhe Turqia me 2 të tilla.

Gjermania, lëshuesi më i madh i BlueCard

Gjermania, ndër vendet e Bashkimit Europian, është lëshuesi më i madh i BlueCard. Sipas Eurostat, vetëm për vitin 2018 shteti gjerman ka lëshuar në total 26 mijë BlueCard për profesionistët e kualifikuar nga e gjithë bota, të cilët nuk janë shtetas të BE-së.

Edhe për shqiptarët numri më i madh i BlueCardështë lëshuar po nga Gjermania, ku vetëm gjatë 2018-s numërohen 292, apo 87% e totalit të BlueCard të lëshuara. Më pas renditet Italia me 26 leje të lëshuara apo 75 të totalit, në Poloni janë lëshuar 8, ndërsa në Austri 4.

BlueCard e BE ndihmon shtetasit e vendeve të treta të kualifikuar të migrojnë në Gjermani përgjithmonë, por në të njëjtën kohë ndihmon që të bëjë më tërheqës  tregun gjerman të punës për punëtorët e kualifikuar, si dhe zvogëlimin e mungesës gjithnjë e mënë rritje të punëtorëve të aftë.

Sipas deutschland.de, e cila ka cituar DEKRA Akademie këto janë punët më të kërkuara  për aplikantët e huaj:

Zhvillues softesh, programues

Inxhinier elektronik, elektricist

Punonjës shëndetësor dhe infermier

Këshilltar për IT, analist IT

Ekonomist, administrator biznesi

Menaxher llogarie, konsulent klienti

Asistent prodhimi

Përfaqësuesi i shitjeve, asistent i shitjeve

Menaxher i shitjeve, menaxher i produktit

Arkitekt, inxhinier strukturor/Monitor