“Shqiptarët digjen, Edi Rama krihet e kridhet”/ Vasili: Përballu me dramën humanitare në Kakavijë

256
Sigal

Situata e rëndë humanitare që ka krijuar radhë kilometrike në Kakavijë ka treguar se shteti shqiptar nuk është në gjendje tu gjendet pranë qytetarëve të tij në një moment shumë të vështirë për ta.

Ish deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke i kujtuar kryeministrit Rama se shqiptarët po digjen në Kakavijë, ndërsa ai krihet dhe kridhet.

Në thirrjen e tij, Vasili i kërkon Ramës të lërë krehjen politike në rrjetet sociale, e të përballet me dramën humanitare në Kakavijë.

POSTIMI:

Shqiptaret ne Kakavije digjen, KM krihet e kridhet!

KM i kerkohet sot te lere kredhjet ne det dhe krehjen politike ne FB e Twiter dhe te perballet me dramen humanitare ne Kakavije.

Kakavije eshte ne Shqiperi dhe jo ne fund te globit.

Ne rruge ne mes te vapes perveluese jane shqiptare vellezerit,motrat, vajza e djem, qe punojne e robtohen dhe ndihmojne edhe njerezit e tyre ne Shqiperi te cilet qeveria i ka lene pa buke.

KM drejton qeverine dhe gjithshka qe nga logjistika dhe deri tek parate per te ndihmuar shqiptaret ne mes te rruges e ne veshtiresi.

Ndaj atij dhe vetem atij do ti kerkohet zgjidhja e kesaj situate.

KM ka zgjedhur te jape si ndihme nje postim ne FB sepse ka mbaruar si KM.

Sot cdo shqiptar ndihet shume keq qe parate e taksave te tyre jane me duart e nje KM qe s’leviz as gishtin ne kete dite halli.

S’ka më KM ka veç nje mumje impotente qe belbezon ne FB.

Shqiptareve nje KM si ky nuk ju duhet gjekundi!