Kryemadhi takon kreun Republikan në Kongresin Amerikan

422
Sigal

Monika Kryemadhi takohet me liderin e grupimit Republikan në Kongresin Amerikan Kevin McCarthy

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ndodhet ne Ëashington në një vizitë pune. Zj. Kryemadhi e ftuar në Mbledhjen Vjetore të “US Association of Former Members of Congress”. Sot në ditën e dytë të mbledhjes vjetore dhe ditën e parë të vizitës, Kryemadhi mori pjesë në raportimin në sallën e Kongresit ku të pranishëm kanë qenë Kongresmenë, Senatorë dhe ish-anëtarë të Kongresit Amerikan, me të cilët Kryetarja e LSI shkëmbeu opinionet mbi situatën në Shqipëri dhe në Rajon. Gjatë sesionit, Kryetarja e LSI-së zhvilloi një takim me liderin e grupimit Republikan në Kongresin Amerikan Z. Kevin McCarthy. Në këtë aktivitet merrnin pjesë dhe përfaqësues nga Presheva.