“Shqipëria pjesë e Këshillit të Sigurimit në OKB”, Presidenti Ilir Meta: Vendi ynë do ta përmbushë me përgjegjësi këtë mision

143
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur zgjedhjen si anëtare të përkohshme të Shqipërisë në Këshillin e sigurimit në OKB për herë të parë në histori, duke thënë se kjo është një sfidë e jashtëzakonshme që do të përmbushet me përgjegjësi nga vendi ynë.

“Sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme.”,- është shprehur më tej në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit.

Mesazhi i plotë përshëndetës i Presidentit Ilir Meta: 

Përshëndes zgjedhjen sot të Shqipërisë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në 65 vite anëtarësi në këtë Organizatë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global.

Sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme.