Përjashtimi i deputetëve, reagon ashpër Vasili: Esat Pashë Toptanë që kanë shitur atdheun, dihet fundi

574
Kreu i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas përjashtimit të 3 deputetëve të kësaj force dhe 4 të PD-së nga seancat dhe komisionet për 10 ditë.
Në një status në “Facebook”, Vasili i cilëson deputetët e maxhorancës ‘trafikantë’ apo edhe “Esat Pashë Toptanë’, duke paralajmëruar fundin e tyre.
“Trafikantët e Rilindjes ose Esat Pashë Toptanët e rinj, që ia kanë shitur Shqipërinë drogës dhe kriminelëve, dënojnë deputet më të rinj të Parlamentit se mbrojtën Kushtetutën dhe Shqipërinë. Dihet fundi i Esat Pashë Toptanit dhe çdokujt që shet atdheun. Shqiptaret nuk falin…”, shkruan Vasili


Sigal