Shqipëria në listën e zezë,  anijet shqiptare mund të mos lejohen të ankorohen në asnjë port

333
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Shqipëria është futur në listën e zezë të Memorandumit të Parisit, lidhur me cilësinë e anijeve që lundrojnë në ujërat ndërkombëtare. Nga 1 korriku i këtij viti, anijet shqiptare mund të mos pranohen të ankorohen në portet e huaja, pasi vlerësohen me rrezik të lartë për shkak të amortizimit dhe sigurisë.

Anijet shqiptare që lundrojnë në ujëra ndërkombëtare, prej 1 korrikut të këtij viti, mund të mos lejohen të ankorojnë në portet e vendeve të ndryshme.

Shqipëria është futur në listën e zezë nga Memorandumi i Parisit, i cili vlerëson gjendjen dhe standardin e anijeve shqiptare. Ndonëse Shqipëria nuk është vend firmëtar i Memorandumit të Parisit, kjo nuk e pengon organizatën të inspektojë dhe vlerësojë anijet shqiptare që lundrojnë në ujëra ndërkombëtare dhe ankorohen gjithashtu në porte të ndryshme të botës.

Nga rankimi, Shqipëria është renditur e fundit, ndër 70 vendet e klasifikuara, ku para nesh ndodhen vende si Tongo, Kameruni, Tanzania, Sierra Leone, etj. Kriteret mbi të cilat vlerësohen anijet i referohen sigurisë ndërkombëtare, asaj ambientale, si dhe sigurisë në tërësi.

Një lajm aspak i mirë jo vetëm për imazhin e Flamurit, por dhe për vetë detarët Shqiptarë, duke bërë që Flamuri Shqiptar në Portet Evropiane të konsiderohet me rrezikshmëri të lartë nga pikëpamja e standardeve, dhe njëkohësisht me koeficientin më të lartë të Excess Factor!

Vendimi i Memorandumit të Parisit, futet në fuqi në datën 1 korrik të këtij viti. Kjo do të thotë se anijet shqiptare, do të rrezikojnë të mos pranohen për ankorim në porte ndërkombëtare, për shkak të rrezikut që ato paraqesin, sipas vlerësimit të bërë nga ky organizëm.