Shqipëria dhe Britania e Madhe firmosin marrëveshjen për ekonominë dhe luftën ndaj krimit të organizuar

368
Albania and United Kingdom flag waving in the wind against white cloudy blue sky together. Diplomacy concept, international relations.
Sigal

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori britanik, Duncan Norman, firmosën sot Marrëveshjen për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe përpjekjeve politike për të luftuar krimin e organizuar.

Kjo marrëveshje nënshkruhet në momentin kur Mbretëria e Bashkuar ka lënë pëfundimisht Bashkimin Europian dhe sinjalizon një erë të re në bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe atë të sigurisë mes dy vendeve.

Në njoftimin e Ambasadës Britanike për këtë marrëveshje, thuhet se të dyja vendet do të zgjerojnë më tej marrëdhëniet tregtare, përmes rritjes së shkëmbimeve dhe investimeve.

Nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje shënon një hap të rëndësishëm përpara në marrëdhëniet midis MBretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Shqipëria ofron mundësi të mëdha për kompanitë dhe investitorët në Mbretërinë e Bashkuar që shtrijnë aktivitetin në Evropën Jug-Lindore dhe nënshkrimi i Marrëveshjes shënon një epokë të re të rritjes së investimeve në dy ekonomitë tona.

Kjo Marrëveshje na lejon gjithashtu të vazhdojmë dhe të forcojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në fusha të ndryshme, përfshirë mjedisin, energjinë, financat dhe arsimin”, u shpreh ambasadori Norman.

Ndërsa Ministri për Tregëtinë Ndërkombëtare, Ranil Jayawardena, u shpreh se ekzistojnë hapësirat për rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Marrëveshja e sotme mbështet një marrëdhënie tregtare prej 158 milionë paund në vitin 2019 dhe krijon bazat për marrëdhënie më të thella për investimet dhe tregëtinë, duke u sjellë përfitime bizneseve dhe duke hapur vende punë në të dyja shtetet“, u shpreh ai.

Marrëveshja do të duhet të kalojë në procedurat parlamentare të të dy vendeve.