Rikthehet reshjet e shiut në Shqipëri, zgjasin deri ditën e premte!

207
Sigal

Moti me diell i këtyre ditëve do të pasohet nga ditë me reshje shiu dhe rrebeshe. Reshjet do të përfshijnë vendin dy ditët e para të javës me intensitet mesatar. Në qarqet Shkodër e Gjirokastër reshjet do të arrijnë përkohësisht  intensitet të lartë.  Kjo bëhet e ditur nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Ndërpërje e përkohshme e reshjeve parashikohet ditën e mërkurë, për t’u rikthyer sërish ditën e enjte me intensitet të ulët e lokalisht në formën e shtrëngatave. Në majat e maleve do të ketë reshje bore.