Shpërthen Berisha ndaj mafias Dvorani-Ibrahimi: Narko-regjimi duart tek Drejtësia!

473
Sigal

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha, pas takimit me presidentin Ilir Meta foli për gazetarët për krizën në vend. Berisha tha se mafia e narko-shtetit po kap drejtësinë.

Berisha rezervoi akuza të forta edhe për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

“Diskutuam për kizën madhore që mafia e Edi Ramës me përpjekje e shpërfytyruar për të kapur gjithë sistemin e drejtësisë, krijoi dhe në orgain që me ligj është garat i kushtetutës.

Ju mediat keni lakuar gjatë këtyre katër viteve, të paktën 20 herë më shumë reformën në drejtësi sesa integrimin në BE, është në detyrimin tuaj tu thoni tërë shqiptarëve se si kjo reformë po sjell në mënyrë të neveritshme kapjen e saj nga mafia e narkoshtetit shqiptar.

Cilido që ka dyshimin më të vogël i kujtoj se KLP e sotme kryesohet nga një individ, kunati i ‘Rradar Ndrikullës’ (Mimi Kodhelit), i cili është aty në kundërshtim me Kushtetutën, se ajo kërkon të jetë magjistrat dhe jo kunat dhe është aty vetëm për ti shërbyer si skllav”, u shpreh Berisha.

Akuza lëshoi edhe ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, për të cilin tha se është në shërbim të pushtetit. Berisha u ndal te procedurat e KED për plotësimin e vakancave për Kushtetuesen, duke listuar edhe shkeljet e këtij institucioni.

“A mund të na thoni së në 330 gjykatës, cili në historinë 30-vjeçare të vendit ka shkelur në në mbledhje partiake, ai është vetëm 1 mafioz Ardian Dvorani, që ka shkelur në mbledhjet e PS”.

“E mbajtën peng për Gjykatën Kushtetuese dy vite, është kjo kapje apo jo”, deklaroi ai.

“Çfarë reforme është kjo kur Kushtetuta përcakton në mënyrë taksative se çdo vend për anëtar në Gjykatën Kushtetuese do zgjidhet duke pasur në tre kandidatura. Çfarë bën kako-mafia që shndërron KED-in në një shpellë të vërtet mafie? Sjell në vend të 2 kandidaturave 4 dhe këta i ndan tre nga tre duke i përsëritur tre herë në lista.

S’ka shkelje dhe përqeshje më të rëndë.  Po pse kjo? Janë paraqitur dhjetëra kandidatë dhe janë zhdukur të gjithë. Mekanizmi ishte vetëm një, të gjejmë skllevërit që të na binden ne”, u shpreh Berisha.