U bllokuan në bregdetin e Semanit teksa bënin sërf, flet njëri prej vëllezërve: Tre orë e gjysmë luftë

256
Sigal

Një ditë pasi u shpëtuan në det të hapur teksa ishin duke bërë sërf në bregdetin e Semanit, një nga vëllezërit Salihaj ka rrëfyer për mediat atë çfarë ndodhi.

Spartak Salihaj rrëfen momentin e tmerrit në det të hapur teksa mjetet me të cilat ata po bënin sport ujor u çanë.

Sipas tij, “duke qënë se era ishte nga jugu në drejtim të detit jo në drejtim të tokës dhe dalja ishte shumë e vështirë”.

Por Salihaj premton se pavarësisht ngjarjes së djeshme, sërish do të bëjë të njëjtën gjë në të ardhmen.

“Të shërohemi njëherë pastaj do ta bëj sërish . Pasioni është i vështirë për tu lënë”, shprehet ai.

Rrëfimi i Spartak Salihaj:

“Një natë më parë ne kishim dalë për të bërë sërf dhe ndodhi që vëllait tim ju këput një fije nga të balonës dhe e mori deti por vet doli. Pastaj vajta unë për të marrë balonën ndërkohë era favirizonte për tu larguar nga deti, nuk të aftonte.

Kur po shkoja për të marrë balonën humbas edhe bordin rrugës.

Braktis bordin dhe shkoj për rë kapur balonën. Kur e kap fillon për tu kthyer. 1500 metra në thellësi të detit. Kur po kthehesha në breg ndalon era dhe më bie edhe balona që kisha. U bën dy balona u bën shumë fije u ngjatërruan nëpër duar nëpër qafë edhe u detyrova njërën nga balonat e braktisa dhe tjetrën e përdora si gomardare që i hipa sipër dhe cepin e saj e ngre dhe e përdor për ta nxjerrë në breg. Por duke qënë se era ishte nga jugu në drejtim të detit jo në drejtim të tokës dhe dalja ishte shumë e vështirë. Tre orë e gjysëm luftë duke pritur që të vinte ndonjë varkë të paktën ndonjë peshkatar. Nuk kisha se si të kërkoja ndihmë se nuk kisha asnjë lloj mjeti.

Në eufori dhe sipër kam bërë thirrjet e mia me ato mundësi që kisha. Në breg të detit ishte vëllai që e përjetoi më keq dhe miqtë e mi që e panë që u futa në det.
Edhe herë tjetër ka ndodhur por jo në përmasa të tilla.

Dola vet nga deti.

Të shërohemi njëherë pastaj do ta bëj sërish. Pasioni është i vështirë për tu lënë“.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Sot (dje) rreth orës 16:20, njoftohemi se dy shtetas duke bërë sërf kanë mbetur në mes të detit.

Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt bregdetit të Semanit shërbimet e DVP Fier dhe forcat e Policisë Kufitare Vlorë cilët në bashkëpunim edhe me qytetarët e zonës bënë të mundur shpëtimin e të dy personave që po bënin sërf.

Dy shtetasit (vëllezër), E. S., 28 vjeç dhe S. S., 48 vjeç, banues në Havales, Fier, po transportohen në Spitalin e Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.