Shpërndanin lekë për blerje votash, arrestohet inspektori i IKMT dhe 2 punonjës të bashkisë Dibër

135
Sigal

Tre punonjës të IKMT-së janë vënë në pranga mbrëmjen e sotme në qytetin e Dibrës.

Bëhet fjalë për tre punonjës të cilët janë konstatuar nga eksponentë të opozitës. Ata kanë mbajtur nën vëzhgim personat në fjalë dhe pretendojnë se i kanë kapur duke blerë vota.

Pasi kanë mbajtur të bllokuar hyrjen e pallatit, në vendngjarje kanë arritur edhe forcat e policisë të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin e tyre.

Tashmë do të bëhet këqyrja e pamjeve filmike dhe marrja e dëshmive për të verifikuar akuzat ndaj tyre.