SPAK nis hetimet dhe dërgon flet thirrjet ndaj drejtuesve të AKSHI-t dhe “Spot Communicatiuons” i cili ka përfituar tenderin me vlerën marramëndëse 1 miliard e 732 mln lekë. Në tender u paraqitën 2 firma me konflikt të pastër interesi. Kallzimi është bërë për Drejtoreshën Karçanaj, dhe Mirza Alibegaj. Ja faksimilet
SPAK ka dërguar fletë-thirrje ndaj drejtueses së AKSHI dhe administratores së Kompanisë, që ka fituar tenderin.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur hetimet për një kallëzim penal që ngre në pikëpyetje mbi mënyrën sesi janë shpenzuar 1.6 milion euro nga AKSHI për reklamimin e shërbimeve të e-albania. Sipas një kallëzimi të bërë në muajin shkurt 2023 nga ora news këto para AKSHI ja ka kaluar nëpëmjet tenderit kompanisë private “Spot Comunication”. Media OraNews ka kryer investigimin dhe ka kallëzuar penalisht drejtuesen e AKSHI Mirlinda Karçanaj për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Po ashtu në këtë kallëzim përfshihen edhe institucione të tjera publike të kontrollit dhe hetimit, të bëjnë transparencë për 1.6 milion euro, duke i thënë medias se Informacioni i Kërkuar tejkalon Qëllimin! Një portal tjetër weblajm tha të mërkurën se SPAK ka dërguar fletë-thirrje ndaj drejtueses së AKSHI dhe administratores së Kompanisë që ka fituar tenderin. Kallëzimi është bërë ndaj Mirlinda Karçanaj, me funksion drejtuese e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI); Mirza Alibegaj, me cilësinë e administratores së shoqërisë “Spot Communicatiuons” sh.p.k; Çdo person i pa identifikuar më sipër që me veprimet apo mosveprimet e veta, rezulton pas hetimit Tuaj që ka përgjegjësi ligjore penale në lidhje me veprimet abuzive lidhur me tenderin, objekt i këtij kallëzimi. Brenda kallëzimit në pjesën e quajtur Analiza e rrethanave dhe e fakteve thuhet se: “Për reklamimin e portalit e-Albania, Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ka hapur një tender me vlerë 173,220,000 lekë. Në tender morën pjesë tre subjekte, dhe konkretisht “Oglivy” sh.p.k , “Spot Communicatiuons” sh.p.k dhe “1Up” sh.p.k. Në përfundim të tenderit, sipas provave që disponojmë, fitues i tenderit u shpall subjekti “Spot Communicatiuons” sh.p.k. Pas një investigimi nga Tv Ora, rezultojnë dy kompani pjesmarrëse në tender janë të lidhura me njëra tjetrën. Kompania fituese u shpall “Spot Communicatiuons” sh.p.k, ndërkohë që kompani pjesëmarrese në tender është edhe “1Up” sh.p.k. Nëse i referohemi ekstrakteve në QKB-së, rezulton se këto dy subjekte janë të lidhura me njëra tjetrën (bashkëlidhur ekstraktet). E kallëzuara prej nesh Mirza Alibegaj, që sot është administratore e “Spot Communicatiuons” sh.p.k, në vitin 2013 ka qenë administratore e “1Up” sh.p.k, kjo sipas ekstraktit historik në QKB (Mirza Alibegaj u emërua administratore pas largimit te Theodhoro Çamit). Në vitin 2013 “Le Spot Group” sh.p.k, ka qënë ortak me kompaninë “1Up” sh.p.k dhe sot “Le Spot Group” sh.p.k është ortak i kompanisë “Spot Communicatiuons” sh.p.k. Burime për Tv Ora na kanë dhënë informacionin se fondet publike të ofruara për reklamimin e portalit e-Albania, janë keqpërdorur dhe pjesa më e madhe e tyre nuk ka shkuar për reklamimin e portalit e-Albania. Në këto kushte i jemi drejtuar me kërkesë për informacion AKSHI-t, ku e kemi pyetur nëse janë bërë verifikime për pjesëmarresit në tender nëse ishin kompani të lidhura me njera- tjetrën direkt ose indirekt.” – thuhet mes të tjerash në kallëzim ku evidentohen edhe shumë raste të mos dhënies së informacionit, që bien ndesh me atë se çfarë shpreh ligji për të drejtën për informim.



















