Arditi i Postës i fal 5 MLD lekë Nazerajt, rojës që i grabiteshin paratë në Rinas

43
Sigal

Ardit Demiri sapo i ka shpërdoruar 5 miliardë lekë të Postës Shqiptare. Si administrator i këtij institucioni ai duhet të jetë i matur dhe të bazohet në ligjin mbi prokurimet kur bën tendera, por këtë radhë paska harruar se drejton një shoqëri shtetërore.

Më datë 14 nëntor 2023 është firmosur tenderi me objekt  “Shërbimi i Transportit, Shoqërimit dhe ruajtjes së vlerave monetare gjatë transportit, me roje të kategorisë 1.3.B”, me afat 24 muaj. Me pak fjalë, Posta kërkon një kompani që  të bëjë të sigurt transportin e lekëve.

Dhe për të marrë këtë shërbim që supozohet të ketë kritere të posaçme, Demiri ka menduar të shpenzojë 5 miliardë lekë.

Kontrata do të zgjasë për dy vjetë dhe do të shërbejë për të gjitha filialet e postës në kryeqytet dhe në rrethe.

Për këtë punë serioze, Demiri ka gjetur të bashkëpunojë me kompani jo të besueshme. Në dokumentet e tenderit shohim se kanë paraqitur oferta vetëm dy kompani “Nazeri 2000” sh.p.k dhe “Myrto Security” sh.p.k. Nëse do të plotësonin kriteret, duhet të konkurronin të dyja firmat, por Demiri njërën e ka përjashtuar nga gara me argumentin se nuk i përmbahet kushteve të prokurimit.Atëherë duhej anuluar procedura. Dhe, siç bëjnë rëndomë drejtorët e institucioneve, edhe Demiri nuk është lodhur shumë, por ia ka dhënë zarfin e fitores firmës “Nazeri 2000” sh.p.k.Oferta e kompanisë fituese rezulton sa 100% e fondit limit dhe e përfiton kontratën pa garë. Pra, dy shkelje ligjore njëherësh. Për këtë Open Data Albania e ka shënuar prokurimin me ‘Red Flag”. Kjo është shenjë e riskut të lartë të korrupsionit.

Kush i transporton paratë e Postës?

Ky fond prej 5 miliardë lekësh i shkon kompanisë që ka treguar se nuk i ka ruajtur ngarkesat me vlera monetare që i janë besuar. Kujtojmë  se në prill të vitit 2019, “NAZERI-2000” ishte kompania private që transportonte miliona eurove që u grabitën në pistën e Rinasit.Dhe ky ishte vetëm fillimi! Në tri grabitje të ndodhura në Rinas, në 2 prej tyre paratë po transportoheshin nga “Nazeri 2000”. Ndërsa në vitin 2016 pati edhe dyshime se rojet e sigurisë së kësaj kompanie kishin bashkëpunuar me bandën e grabitësve. Përfaqësuesit e kompanisë e mbyllën çështjen duke thënë se nuk kishin informacione të detajuara, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk iu kërkuan llogari.Kështu, ky skandal u harrua dhe qeveria asaj kohe nuk mori asnjë masë ndaj tyre. Kështu sot, “Nazeraj 2000” vazhdon të xhirojë miliona në tenderë me shkelje si ky i Postës Shqiptare.Gijotina