Shpallen fituesit e degëve të PD në Pogradec dhe Kavajë

165
Sigal

Përfundon numërimi i votave në Pogradec në zgjedhjet për degën e PD.

Është aktivisti Genti Çela, i cili do të jetë kryetar i kësaj dege, i cili ka marrë 379 vota.

Garë e ngushtë dhe e fortë ka qenë midis tij dhe Kasem Gallës, i cili ka marrë vetëm 67 vota më pak, specifikisht 312 vota.

Garë e fortë edhe në Kavajë për kreun e ri të PD-së së kësaj bashkie.

Tre kandidatë kanë qenë përballë njëri-tjetrit për të fituar besimin e anëtarëve të PD-së së qytetit të demokracisë, por në fund ka rezultuar fitues Hysen Kadiu me 539 vota.

Gara e Kadiut ka qenë me rivalin Rudin Hilviu i cili ka marrë 359 vota. Ndërsa kandidati tjetër Eris Xhihani ka marrë 179 vota.