Shkullaku: Qeveria, motor propagande. Opozita e ka bërë siç duhet detyrën e saj

398
Sigal

Gazetari dhe analisti i njohur Armand Shkullaku, në një lidhje direkte në Syri TV, e ka quajtur qeverinë një motor propagande.

Sipas tij, këto që po bën mazhoranca nuk shtojnë pushtet, por thjesht mbajnë gjallë propagandën e saj.

“Të gjitha këto nuk shtojnë pushtet por janë populizma që duan të mbajnë gjallë një motor që prodhon vetëm propagandë. Kështu shpreson se do të bëhet më popullor dhe njerëzit do tua falin që nuk kanë mundësi të ushqejnë fëmijët e tyre e nuk paguajnë dot faturat e kripura”, tha Shkullaku.

I pyetur mbi aktivitetin e opozitës gjatë kësaj periudhe dhe se çfarë note do ti vendoste, Shkullaku dha këtë përgjigje:

“Në kushtet tona është e vështirë të vesh një notë, por unë për herë të parë jam ndjerë i kënaqur. Ka bërë diçka që i është kërkuar. Bën atë që bën çdo opozitë në botë: denoncon dhe propozon. Që kur Rama deklaronte se ishte grip i zakonshëm, propozimet e opozitës qeveria ka qenë e detyruar ti pranojë. Paralelisht me këtë kemi disa dosje që opozita ka dërguar në SPAK. Liderët autokratë i shfrytëzojnë periudhat e krizës për tzë abuzuar me paranë publiike. Këtë rradhë opozita e ka bërë siç duhet punën e saj”.