Meta: Nevojiten përpjekje të mëdha për të mbrojtur bizneset dhe punonjësit që rrezikojnë vendet e punës

330
Sigal

Gjatë një interviste të dhënë për TvT, Presidenti Meta tha se duhen më shumë përpjekje për të mbrojtur bizneset dhe punonjësit që rrezikojnë vendet e punës.

‘Nuk ka patur asgjë anti-kushtetuese në këto ndryshime të miratuara në Kodin Penal, përkundrazi ka patur një boshllëk. Unë besoj që ato dispozita të ndryshuara që janë miratuar me propozim të Presidentit të Republikës janë me standardet më të avancuara europiane, veçanërisht krahasuar me ato daneze.

Jemi në një situatë të vështirë të një fatkeqësie, që duhet përballuar me masa të përgjegjshme dhe efikase, me një balancë midis shëndetit publik dhe mbrojtjes së ekonomisë kombëtare e të qytetarëve shqiptarë. Të bëhën përpjekje më të mëdha për të mbrojtur bizneset dhe punonjësit të tyre që rrezikojnë të humbasin vendet e punës.’