Shkatërrimi është karakteristika themelore e Rilindjes së Piktorit

304
Sigal

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, rrafshohet godina e maternitet të Tiranës me të cilën është e lidhur jeta, historia dhe kultura kombëtare. Në gjestet e kryeministrit shohim etjen për para dhe lavdi përmes dhunës dhe terrorit.Është shkatërrim i qëllimshëm që populli të mbetet pa kujtesë, pa shpirt, thjesht për egon dhe ambicjen e një njeriu të vetëm.  Flasin për Telegraf: Prof.Enver Bytycci, Bashkim Zahaj, Mirela Karabina, Vangjel Tavo, Albana Vokshi

 

Krim kulturor i Rilindjes, në prag të 25 Prillit. Prish maternitetin “Mbretëresha Gjerladinë”, Monument Kulture

Rilindja kryen krim kulturor, të përsëritur, thua se është “ISIS” në Shqipëri. Pasi gremisi Teatrin Kombëtar, qeveria me urdhëra të fshehta, pa asnjë transparencë, prishi edhe një tjetër Monument Kulture. Dje, buldozat e “Rilindjes” shkatërruan fasadën e maternitetit“Mbretëresha Gjerladinë” e cila është shpallur Monument Kulture. Nuk kishte asnjë paralajmërim nga qeveria, e cila nuk ka paraqitur asnjë plan ristrukturimi, nuk ka asnjë projekt se çfarë do të bëhet. Çdo gjë u bë në fshehtësinë më të madhe. Ironia më e madhe është se kryeministër është një I vetëuajtur “artist”, por me të tilla veprime kundër Monumenteve të Kulturës, dëshmon se ka një urrejtje ndaj trashëgiminisë kulturore, duke shpërfytyruar edhe kryeqytetin e Shqipërisë. Nëse Rilindja e kryeministrit Rama do të fitojë edhe mandatin e tretë, ka shumë të ngjarë, që në Tiranë, të mos mbetet më në këmbë asnjë ndërtesë e Trashëgimisë Kulturore, por do të mbijnë nga fundi i tokës vetëm dhjetëra e dhjetëra qiellgërvishës dhe do ta shndërrojë Tiranën në një xhungël betoni. Prishja e maternitetit “Mbretëresha Gjerladinë” sjell tek shqiptarët ikonat e prishjes së Teatrit Kombëtar, ku tashmë kanë kaluar 1 vit dhe ende nuk është bërë asgjë, pavarësisht premtimeve, se në atë vend do të ngrihej së shpejti Teatri i ri Kombëtar.  Është e natyrshme, që prishja e maternitetit “Mbretëresha Gjerladinë” ngjalli reagime të shumta, nga personalitete, nga Shoqëria Civile nga Opozita.

 

*

Shkatërrimi është karakteristika themelore e Rilindjes së Piktorit

Prof. Dr. Enver Bytyçi

Materniteti “Mbretëresha Gjerladinë” është rrëzuar në një anë të saj. Ky akt ka nervozuar dhe shqetësuar shumë njerëz, qytetarë të kryeqytetit. Por askush nuk lëviz nga vendi. Qytetaria shqiptare e tiranase është në agoni të plotë. Këtë gjendje të saj e solli rilindja, ajo që u shpall dhe propagandua si “shpresa” e Shqipërisë! Por doli zhgënjimi më i madh i jeteës qytetare në kryeqytet e në të gjithë vendin. Godina në fjalë është e shpallur monument kulture. Por i është vënë kazma, më saktë eskavatorët. Shkatërrimi është karakteristika themelore e dyshes Edi-Eri! Shkatërrim në themel, që populli të mbetet pa kujtesë historike, pa memorie, pra pa substancën e vet kulturore e tradicionale, pa shpirtin e vokacionit të cilit i përket. Shkatërrimi filloi me kinematë, që kur kryeministri i sotëm ishte kryetar bashkie. Vazhdoi me objekte të tjera historike deri sa erdhi te Tatri Kombëtar!  Godina e maternitetit është akti i fundit! Po thonë se “duan ta rikonstruktojnë”!

Shkatërrimi është karakteristika themelore e kryeministrit Rama! Shkatërrim në themel, që populli të mbetet pa kujtesë historike, pa memorie, pra pa substancën e vet kulturore e tradicionale, pa shpirtin e vokacionit të cilit i përket

Por askush nuk beson se shkatërruesit rikonstruktojnë ose ringrejnë vlerat e qytetit tonë. Pas gjithë atij betoni, pas gjithë atyre shkatërrimeve që janë bërë e po bëhen në emër “të modernes”,  pasi i zunë frumën çdo banori me ndërtimet pa plan. Pra, pasi e shkatërruan Tiranën, këta banditë i janë vënë trashëgimisë kulturore për ta mohuar, shkatërruar dhe rrënuar plotësisht. Sepse këta jetojnë me iluzionin se “historia fillon e Edi Ramën dhe Erion Veliajn”! Se pa këta Shqipëria do të mbetej “arkaike”, “e pa shpresë”, “pa jetë”, “pa dritë”! Ndërkohë që ata sillen si monakë mesjetarë, madje të përçudnuar dhe të shndërruar në makthin e vendit të tyre. Në fjalët e këtyre dy shkatërruesve gjen rrënim! Gjen mohim! Gjen anatemimin e gjithçkaje, aq sat ë duket se “bota njerëzore e ajo shqiptare ka lindur pas lindjes së djallit në krye të qeverisë shqiptare”!

Pasi e shkatërruan Tiranën, këta banditë i janë vënë trashëgimisë kulturore për ta mohuar, shkatërruar dhe rrënuar plotësisht. Sepse këta jetojnë me iluzionin se “historia fillon e Edi Ramën

Në veprat e tyre sheh vetëm gropën e humnerës drejt së cilës ata e kanë drejtuar këtë vend në tetë vite. Materniteti është një prej stacioneve në rrugën drejt kësaj humnere. Në gjestet e kryeministrit dhe kreut të bashkisë shohim thjesht ego, abicien për shkatërrim, për zhdukje të specieve njerëzore që janë ndryshe nga ata! Shohim etjen për lavdi përmes dhunës dhe terrorit! Ata të dy janë sui generis në historinë e shqiptarëve, sidomos në historinë e shtetit shqiptar! Janë unikë për nga çmenduritë shkatërruese e përçmuese! Nuk kanë masë, nuk kanë stacion ku mund të ndalojnë. Sapo beson se nuk iu ka mbetur më ndonjë prapësi tjetër më e amdhe pa e bërë! Ata e shpikin një të tillë! Skandali nuk e pret skandalin! Prapësitë nuk presin të mbyllet mbrëja për t’ia lëshuar vendin njëra tjetrës. Thamë se prishja e Teatrit dhe dhuna e egër për këtë do të kishte shënuar kulmin e ligësisë së Edi Ramës dhe Erion Velisë! Por ne gobohemi, ata nuk gabojnë. Ata kanë vendosur qartë piketat e mohimit të kulturës së këtij populli dhe ne populli kemi drejtuar sytë nga qielli e thei “Zot na shpëto nga këta banditë që shoqërohen me policë, roje, ushtri dhe banditë të bandave të krimit e trafiqeve”!

 

Skenografi Bashkim Zahaj: Rreziku i artit dhe historisë tonë mban emrin, Edi Rama

Duke marrë shkas nga prishja e godinës historike të maternitetit të Tiranës, Bashkim Zahaj  bën apel që të vihen përpara drejtësisë zhdukësit e vlerave arkitektonike dhe historike të qytetit tonë. Artisti Bashkim Zahaj: Nëse vihen përpara drejtësisë shkatërruesit, deformuesit, tjetërsuesit e zhdukësit e memorjes kombëtare, vlerave arkitektonike dhe historike të qytetit tonë, abuzuesit dhe armiqtë e kombit tonë që bën çështë e mundur të gropodin njëherë e përgjithmon keto vlera të Tiranës … vetëm atëherë unë e shumë si unë që njoh do të votojne ndryshimin. Opozita të dalë qartazi për këtë qëndrim në do që vendit ti kthehet normaliteti nga çmenduria e vetëm një personi tejet të rrezikshëm për artin, kulturën dhe historine tonë më emrin Edi Rama.”

Ish ministrja Mirela Karabina denoncon: Gra për lindje deri tre vetë në një krevat në maternitet

Ish ministrja e Arsimit Mirela Karabina tregon se situata tek Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” është shumë e rëndë dhe  u bën thirrje organeve kompetente që të bëjnë verifikimin e situatës. “Më thonë që tek Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” është situatë tejet e rëndë, gra për lindje deri tre vetë në një krevat, virusi nëpër këmbë dhe eskavatori në anën tjetër.”,- shprehet Mirela Karabina: Apel për ndihmë! Më thonë, që tek Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” është situatë tejet e rëndë, gra për lindje deri tre vetë në një krevat, virusi nëpër këmbë dhe eskavatori në anën tjetër. Çfarë po ndodh?! Media të shkojnë të verifikojnë situatën.
Avokati i Popullit të dërgojë komisionerë. Organet kompetente të verifikojnë situatën. Janë klithmat e nënave që sjellin jetë!

PD: Akt i paligjshëm! Edi Rama po shkatërron trashëgiminë për të vjedhur

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Albana Vokshi, denoncoi shembjen e goditës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, e futur në listën e monumenteve të kulturës. Reagimi i Albana Vokshit: Në ditët e fundit të pushtetit, Edi Rama po fakton se ai është kundër interesit të qytetarëve dhe se prioritet i tij është vetëm grabitja e pasurive publike dhe e taksave të shqiptarëve. Shembja makabre e maternitetit Mbretëresha Geraldinë është gjithashtu një akt antiligjor. Kjo godinë është një vepër e trashëgimisë kulturore, por, njësoj si Teatri Kombëtar, ajo tani është një provë më shumë se në 25 prill qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë duhet ta largojnë këtë qeveri të shkatërrimit, të dështimit dhe të korrupsionit. Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, një prej ndërtesave simbol të kujtesës së kryeqytetit dhe e mijëra e mijëra prindërve, u shkatërrua pa marrë në konsideratë mendimin e asnjë eksperti. Materniteti u listua si monument kulture që në 2004 dhe u shpall monument kulture i kategorisë së dytë, në vitin 2007 me firmën e ministrit të Kulturës së asaj kohe, z. Bujar Leskaj. Kjo ndërtesë është pjesë e qendrës historike të Tiranës, me mbrojtje të posaçme. Për ketë ka firmën e vet edhe kjo qeveri dhe ky kryeministër, që sot po e shkatërrojnë për përfitime të paligjshme. Në listën e publikuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, i krijuar në 2018-ën, materniteti mban numrin 214 në listën e monumenteve të kulturës. Është e qartë pra si drita e diellit se Edi Rama dhe qeveria e tij kanë prishur një monument të kulturës së kategorisë së dytë, të mbrojtur që nga viti 2004 e në vijim nga një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore. Për këto akte kriminale, Edi Rama, ministrja e tij e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kushdo tjetër i përfshirë, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale. Po pse e shkatërron Rama kujtesën e kryeqytetit, ku vetëm brenda një viti hodhi në tokë dy ndërtesa tempuj të civilizimit, historikut dhe identitetit të Tiranës . Pse materniteti nuk rindërtohet sipas projektit që merr në mbrojtje objektet e trashëgimisë kulturore? Edi Rama dhe Erion Veliaj, në panikun e humbjes, po shkatërrojnë identitetin e Tiranës, sepse betoni i mbush xhepat më shumë me para. Shikoni tabelën kush është projektues. Është firma që bën çdo projekt të Edi Ramës. Shikoni ndërtuesin. Është i njëjti që ka ndërtuar shtëpinë luksoze të Erion Veliajt dhe për të cilën nuk ka dhënë kurrë llogari ku i ka gjetur paratë. Janë të njëjtët që projektojnë dhe ndërtojnë në Tiranë veprat e korrupsionit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Janë gati 7 milionë euro beton që janë parashikuar të hidhen në këtë godinë, pa ruajtur identitetin e saj historik. Kjo është arsyeja pse Edi Rama do për herë të tretë timonin i vetëm. Ai që mbolli shkatërrim për 8 vjet, nuk mund të bëjë diçka të mirë për 4 vjet të tjera. Qytetarët duan ndryshim dhe në 25 Prill do t’i japin fund me votë masakrës në Tiranë dhe në Shqipëri. Që ky ndryshim të bëhet i mundur, vendi duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Po kush mund të na çojë në BE? Edi Rama që na vjedh, që shkel çdo ditë liritë e të drejtat, që po prish dhe shkatërron pasuritë tona për interesin e tij, që nuk ka mbajtura asnjë premtim dhe vendin e ka çuar shumë hapa mbrapa në çdo fushë? Apo Lulzim Basha që i hapi Shqipërisë dhe shqiptarëve rrugën për në NATO dhe liberalizoi vizat? Zgjedhja është e qartë. Që masakra si kjo e maternitetit, teatrit kombëtar, dhjetëra shtëpive të vjetra tiranase, grabitja e pronave tuaja, e taksave tuaja të marrë fund, na duhet një Kryeministër si Lulzim Basha që të bëjë mundur ndryshimin përmes anëtarësimit në Bashkimit Europian. Ajo që na takon ne është të shkojmë të votojmë për t’i hapur rrugë ndryshimit për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurtë!

Vangjel Tavo: “Rilindja” ka mision shkatërrimin e vlerave tona historike dhe kulturore

Kandidati i LSI  për deputet Qarkun e Gjirokastrës dhe ish ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ka shprehur se ‘Rilindja” ka qenë qeverisja më e keqe e 30 viteve të fundit, dhe se së fundmi po përmbush planin për të shkatërruar çdo gjë me vlerë për historinë dhe kulturën tonë. Reagimi i Vangjel Tavos: Prish fasadën e godinës së maternitetit “Nëna Geraldinë”, monument kulture i katëgorisë së dytë e ndërtuar në vitin 1938.Në kushtet e një pandemie të frikshme që po merr çdo ditë jetë njerëzish ku çdo fond duhet të shkojë për teste, vaksina, dhe pajisje shëndetësore “Rilindja” merret me fasada.Fasadë erdhi e fasadë po largohet.Nuk di të bëjë gjë tjetër.Qeverisja më e keqe e 30 viteve të fundit. Për më tepër qeveria me një mision për të shkatërruar çdo vlerë historike dhe kulturore. Prishi Teatrin Kombëtar në kulmin e pandemisë, zveniti Kullën e Sahatit në Tiranë, largoi Arkivin dhe shumë institucione të tjera nga Gjirokastra, me qëllimin për të zhbërë e shkatërruar çdo vlerë dhe memorie historike.Kjo bandë barbare dhe ky sekt malinj duhet larguar e shporrur më 25 prill pasi edhe në frymën e saj të fundit po përmbush planin për të shkatërruar çdo gjë me vlerë për historinë dhe kulturën tonë.