Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 60-vjeçari, në kërkim një tjetër

262
Sigal

Në orët e fundit në Tiranë janë konstatuar dy raste të abuzimit seksual me të mitur.

Kështu, sipas policisë në pranga është vënë një 60-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Ndërsa një 42-vjeçar, i cili tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë të mitur u shpall në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Më datë 21.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. M., 42 vjeç, sepse në rrugën “Pandi Dardha”, ka tentuar të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur.