Shiu hedh në det milionat euro të investuara për Lungomaren

388
Shiu i pardjeshëm, edhe pse shi gushti, që zgjati jo më shumë se disa minuta, hodhi në det gjithë baltën e hedhur në plazhin e Vlorës, në krahun e djathtë të rrugës që të çon nga qyteti në drejtim të Ujit të Ftohtë. Kjo baltë është hedhur mbi rënën e plazhit të Vlorës, sipas projektit për të ndërtuar Lungomaren, ose shëtitoren e re të qytetit të Vlorës. 
Dëmtohet turizmi në Vlorë

Ndërtimi i deritanishëm i Lungomares është bërë duke hedhur baltë të kuqe mbi rërën e plazhit të qytetit, pa marrë asnjë masë tjetër paraprake, për të mbrojtur punimet nga dallgët e detit, ndaj edhe shiu i gushtit e hodhi në det gjithë investimine deritanishëm. Po a ka absurditet më të madh, që të pretendohet ndërtimi i shëtitores së re buzë detit, duke hedhur mbi rërën natyrore të plazhit, baltë të kuqe? A mund të pretendohet që balta e kuqe, do të shërbejë si rërë për plazhin? Ishte e parashikuar hedhja e baltës mbi rërë në projektin që u paraqit për të ndërtuar Lungomaren, apo kjo u shtua më vonë? Këtë pyetje duhet ta hetojë prokuroria, sepse dëmi është kolosal, qoftë financiar, qoftë edhe ekologjik. Punimet e papërgjegjshme për ndërtimine Lungomares në Vlorë kanë dëmtuar shumë rëndë turizimin e këtij qyteti, pasi ka prishur plazhin më të mirë të qytetit, e cila shtrihet në një hapësirë të madhe dhe të gjatë, është më afër qytetit, ku qytetarët kanë mundësi të pushojnë më shumë. 
Miliona euro të harxhuara që i mori deti

Projekti i ndërtimit të Lungomares së qytetit të Vlorës është bërë nga studio të huaja, dhe që ka kosto shumë të lartë, në miliona euro. Mirëpo, punimet e deritanishme, përfunduan në det, me shiun e parë të gushtit. Dhe nuk është hera e parë. Edhe në periudhën e dimrit, shirat e çuan në det gjithë sasinë e dheut që u hosh mbi rërë në plazhin e Vlorës, ku veç dëmeve material dhe financiare, balta e hedhur që përfundoi në det, shkaktoi edhe ndotje ekologjike. Mirëpo ai pësim nuk u bë mësim, pasi baltë u rihodh sërish, dhe sërish tani në gusht, baltën e hedhur e mori deti. Dhe, në fund të fundit, sa herë që bien shirat në Vlorë dhe balta e hedhur në plazh, për Lungomaren, kaq herë, në mënyrë progresive rritet edhe kostoja e punimeve. Kush e paguan këtë kosto në rritje? Kush do t’i paguajë milionat euro që i mori deti, së bashku me baltën e hedhur për Lungomaren e Vlorës? Ata që kanë firmosur tenderat, duke pranuar të mirëqënë projektet e hedhjes së baltës mbi rërë? Natyrisht, që jo. Të gjitha eurotë që përfunduan në det, bashkë me baltën e Lungomares do t’i paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Baltën e hedhur mbi rërën e plazhit të Vlorës, për Longomaren e paguajnë shtrenjtë qytetarët- pushues, turistët, që nuk kanë më asnjë mundësi të prekuentojnë plazhin e tyre buzë detit. Sa nuk është vonë, prokuroria duhet të hetojë që nga miratimi i tenderit për Lungomaren. Prokuroria të hetojë përse hidhet mbi rërë baltë e kuqe. Prokuroria të hetojë përse nuk merren pasa paraprake për mbrojtjen e punimeve të Lungomares nga shiu dhe deti. 
Sigal