Tushaj: Rama në Shqipëri ka ‘vrarë’ më shumë se koronavirusi në Kinë. Më 2 mars sheshi do të mbushet plotë

421
Sigal

Ish deputeti i LSI, Viktor Tushaj, i ftuar në emision “Aktualitet” foli në lidhje me tubimin e Presidentit Ilir Meta me datën 2 Mars në mbrojtje të Kushtetutës, ku deklaroi se kjo është një lëvizje mjaft e mirë për të ndërgjegjësuar shqiptarët.

Tushe tha se Meta po u tregon shqiptarëve vijën e kuqe dhe u shpreh i bindur se sheshi do të jetë plot.

“Është një gjetje e mirë që ka bërë Presidenti duke ju referuar Besëlidhjes së Lezhës ku thirri princat për të bërë Besëlidhjen. Dhe është një borxh që Ilir Meta ua lan shqiptarëve për marrëveshjen e dy prillit me Edi Ramën. Ishe te një gabim politik.

Jemi me fat që kemi Ilir Metën që po ndërgjegjëson shqiptarët, për ti treguar se vija e kuqe është shumë e rëndësishme. Jam i bindur se me 2 Mars sheshi do të mbushet plotë.

Edi Rama në Shqipëri ka ‘vrarë’ më shumë se koronavirusi në Kinë. Është fatkeqësi e madhe, njerëzit  që kanë vrarë veten se nuk kanë pasur para për të paguar dritat.  Nuk është i rrezikshëm, krahasuar me Edi Ramën.

Jam i bindur se do të nxjerri në pah paaftësine menaxhuese të shtetit shqiptar dhe të qeverisë. Në këtë periudhë OSBE po drejtohet nga Tirana, njolla turpi do ti vijnë Shqipërisë.”- u shpreh Tushaj.