Nga 10 mijë lekëshi i dajës tek kredia për një klip, këngëtarja tregon vështirësitë e karrierës

1020
Sigal

Këngëtarja shqiptare Samanta Karavella teksa ishte e ftuar në emisionin “Treshat” ka folur për karrierën e saj si këngëtare dhe vështirësitë që ka hasur në fillim.

Këngëtarja ka treguar se vështirësitë kanë qenë më shumë financiare gjë që e kanë “detyruar” të marrë edhe borxhe ose kredi për realizmin e klipeve.

Ajo tregohet e rezervuar për shifrat duke thënë me shaka se fitonte 200 mijë euro në vit nga koncertet.

“Lekë borxh nuk kam marrë por kredi kam marrë. Ka qenë klipi “Le të jetë”. Shiko u bënë shumë vite që jam pjesë e këtij profesioni dhe sikur pak lekë të kisha mënjanë që nga koha kur e kam nisur…unë e kam nisur me 10 mijë lekë, në koncert me Sinanin. M’i dha daja në formë simbolike. Më pas kam marrë nga 50 mijë lekë nëpër koncerte. I zura ngushtë prindërit e mi por tani është shlyer kredia. E lashë mamin të merrej me atë punë. Kam një profesion të ngritur mbi sakrifica,”- tha Samanta.