Sigal

Pak ditë para martesës së saj me Nick Jonas, Priyanka Chopra, ka zbuluar në një intervistë për ‘Vogue’ disa detaje historinë e tyre të dashurisë. Çifti i njohur do të mbajë dy ceremoni për martesën e tyre, një dasmë tradicionale indiane dhe një me tradita kristiane që do të organizohet nga babai i Nick. Të dyja do të organizohen në vende të ndryshme të shtetit Rajsthan në Indi. “Dy kultura dhe besime fetare të ndryshme. Bukuria e kësaj ishte se nga të dyja anë kishte shumë dashuri dhe pranim”, – ka thënë aktorja indiane. Gjithashtu ajo ka treguar edhe momentin e propozimit, që për të ka qenë një surprizë e vërtetë. Gjatë udhëtimit të tyre në Kretë, Nick vendosi t’i propozonte partneres së tij, e cila mendonte se ishte thjesht një udhëtim për të festuar ditëlindjen.

“U ula në tokë me një gju dhe i thashë: ‘Do të më bësh burrin më të lumtur në botë dhe do martohesh me mua. Asaj ju deshën 45 sekonda, 45 sekonda heshtje”, – ka thënë Nick. Më pas aktorja ka treguar se këngëtari ka qenë ai që ka marrë guximin t’i shkruajë i pari një mesazh dhe që i ka lënë shënim edhe ditën e takimit.