“Shih si gjobitet qytetari se shkon të ndihmojë nënën 90-vjeçare”, Vasili publikon dokumentin: Xhagajdurët e policisë

71

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka shpërthyer në thirrje e mallkim për kryeministrin Edi Rama teksa publikon gjobën ndaj një qytetari 61 vjeç pasi ka shkelur masat për të ndihmuar nënën 90-vjeçare.

“Plasi sytë Edi Rama !

Shihe si gjobitet qytetari se shkon të ndihmojë nënën 90-vjeçare. (DOKUMENTI).
Edi Rama ti kujdesesh per nënën tënde dhe mirë bën.

Po turp nuk të vjen që lëshon xhagajdurët e tu të policisë, që gjobisin paturpësisht qytetarin 61-vjeç që shkon të ndihmojë nënën 90-vjeçare.

Turp dhe të zëntë nëma e të gjithëve ne se ke kazëm dhe jo zemër”, shkruan Vasili.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.co