Shifra rekord e votave të pavlefshme, qarqet që kryesojnë

170
Sigal

Në zgjedhjet e 25 prillit, 83 mijë fletë votimi u konsideruan të pavlefshme. Në një konferencë për mediat, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi teksa prezantoi listën e 140 deputetëve të rinj të kuvendit, u shpreh se do të bëhet një analizë për votat e pavlefshme ndërsa ftoi partitë të marrin pjesë.

Opozita ndërkohë po e sheh këtë sasi votash si një produkt i ndonjë prapraskene që dëmton votat e saja. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Vetëvendosja. LSI nga ana e saj ka bërë të ditur se do të kërkohet përsëritje zgjedhjesh në qarkun e Gjirokastrës, për shkak të urdhrit të Komitetit Teknik për të futur në karantinë çdo person që vinte nga shteti fqinj.

Ndërsa do të depozitohet ankimimi për pavlefshmërinë të një sërë qendrash votimi në Berat.
Do të depozitohet ankimimi për Qarkun e Durrësit ne respect te parashikimeve ne kodin zgjedhore. Të paktën këto janë nisma publike të njëres prej partive politike të opozitës. Po ku janë këto vota të pavlefshme, që opozita pretendon se janë më tepër në favor të saj.

Më poshtë shifrat e votave të pavlefshme sipas qarqeve.

Vota të pavlefshme

Tiranë – 18422

Kukës – 2188

Shkodër – 6112

Dibër – 4684

Durrës – 7808

Elbasan – 9775

Fier – 9375

Berat – 5292

Korçë – 7375

Gjirokastër – 2310

Vlorë – 4730

Lezhë-4946