Gjimnazistët për rikthimin në shkolla: I vonuar, kemi mangësi nga procesi online

191
Sigal

Për gjimnazistët e viteve të para dhe të dyta  vendimi i Ministrisë për rikthimin në klasa ka qenë i vonuar. Sipas tyre procesi online ka shkaktuar mangësi në njohuritë mësimore, por ky problem për maturantët pritet të rregullohet përmes orëve të konsultave.

Të vonuar e konsiderojnë nxënësit e ciklit paruniversitar vendimin për rikthimin në shkolla.

Prej së martës gjimnazistët e viteve të para dhe të dyta do të rikthehen në klasa gjatë gjithë javës.

Mësimi në distancë thonë ata u ka shkaktuar shumë mangësi, këto pvarësisht edhe angazhimit maksimal të mësuesve.

“Ka qenë vështirë mësimi online, megjithatë kanë thënë se do t’u lehtësojmë provimet.”

Më herët vendimi i rikthimit ka qenë për maturantët, të cilët pak muaj para provimeve thonë se për rekuperimin e njohurive të humbura po i ndihmojnë orët e konsultimeve.

“Është i vonuar, do të ishte më mirë të ktheheshim në shkollë më përpara.”

Rregullimi i turneve dhe orareve do të lihet në dorë të drejtorisë së shkollave të cilat dinë më mirë kapacitetet dhe kushtet e ambienteve të shkollave.

Mësimit në normalitet do të bëhet duke zbatuar të gjitha masat e nevojshme anti-Covid si distancimi dhe mbajtja maskës.