Në Spanjë zbulojnë takimin, gati firma e Leo Mesit me skuadrën e…

200
Sigal

Në Barcelonë po punojnë për rinovimin e kontratës së Lionel Mesit, edhe pse nuk flitet shpesh për këtë çështje. Joan Laporta po merret personalisht me këtë çështje dhe ashtu siç u betua përpara zgjedhjeve, do të bëjë gjithçka që argjentinasi të vazhdojë të qëndrojë në Katalonjë.

Sipas lajmeve të “TV3”, ai ka pasur një takim me babain e lojtarit, Horge Mesi. Ai është njëkohësisht edhe menaxheri i argjentinasit. Takimi mes palëve ishte një darkë që shërbeu thjesht për të vendosur kontaktet, por nuk kishte asnjë ofertë zyrtare. Babai i Leos ka shprehur dëshirën që ai të vazhdojë të qëndrojë në Barcelonë. Katalanasit ende nuk kanë gati një ofertë zyrtare për të dhe varen nga bilanci që do të bëjnë në aspektin ekonomik të klubit. Laporta kërkoi që Mesi dhe stafi i tij ta kuptojnë situatën e vështirë ekonomike që po kalojnë dhe ata u treguan të gatshëm për formula të reja, në mënyrë që të arrijnë marrëveshjen.

Ky akord lidhet me mundësinë që kapiteni i Barcelonës të qëndrojë edhe për 2 sezone të tjera në Barcelonë dhe pastaj të largohet drejt Amerikës për të vazhduar karrierën e tij si futbollist. Sigurisht që do të jetë i lidhur me Barcelonën si ambasador i klubit. Në momentin që “Pleshti” të mbyllë etapën futbollistike në SHBA, do të rikthehet sërish në klub, ku do të marrë një vend si drejtues për të ardhmen. Me këtë formulë, Barcelona mund t’i përgjysmojë rrogën, por do ta kompensojë këtë gjë në të ardhmen. Në këtë mënyrë, klubi katalanas do të sigurojë vazhdimësinë e Lionel Mesit edhe në aspektin ekonomik dhe do të bënte ndonjë blerje të madhe për sezonin e ardhshëm sportiv. Leo është gati ta pranojë diçka të tillë dhe kjo gjë është pozitive për klubin e Barcelonës.