Shezai Rrokaj: “Me taksën e televizorëve do të ndodhë si me Rrugën e Kombit”

476
Si e gjykoni propozimin e PS për vendosjen e taksave për aparatet e televizorëve?
Ky propozim nuk u bë atë ditë, u bë po atë ditë po në media sepse deputeti nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje ku diskutohej raporti 1 vjeçar i RTSH.Në raport por edhe në një memo që ishte përgatitur për anëtarët e Komisionit, flitej për të ashtuquajturin studim në europën juglindore ku qeveritë e vendeve përkatëse kishin vënë një tarifë shumë më të lartë për radio televizionin publik nga çfarë paraqitet gjëndja në Shqipëri. Dhe për pasojë lindte domosdoshmëria për të vendosur një tarifë shumë më të lartë se kjo që është aktualisht për të përsosur teknologjinë e televizionit të RTSH. Pati një debat sigurisht pasi ndërsa unë isha i vetmi anëtar i opozitës, vlerësova natyrisht arritjet që kishte radio televizioni publik thashë që ka disa probleme që Shqiptarët duhet ti dinë sepse çfarë na ndodh? Na ndodh që përgatiten tarifa dhe taksa dhe qytetarët janë ata që e marrin vesh të fundit ndërkohë që ata duhet të jenë të parët sepse janë pikërisht ata që i paguajnë. Dhe thashë që ne qytetarëve duhet tua sqarojmë këtë problem, do këtë apo jo rritje tarife. Pati një kundërshtim nga kolegët e mazhorancës të cilët thanë se nuk ka asnjë propozim etj. Më pas kur dola nga mbledhja shikojmë në publik ishte shprehur z.Beqja për domosdoshmërinë e vënies të një taksë që kishte të bënte me aparatin televiziv në familjet shqiptare. Për mua është shumë e rëndë fakti që qytetarët nuk përfshihen dhe nuk involvohen në këtë proces se do jenë ata që do e paguajnë të parët dhe duhet të marrin informacionin e duhur. Mos të ndodhte si me Rrugën e Kombit që qytetarët e morën vesh të fundit sesa do tê ishte taksa e Rrugës.
Sa i shihni mundësitë që kjo të miratohet? 
Është ende një koncept. Nuk mund të them se nuk ka propozim por duhet të themi këtë gjë që nëse është e domosdoshme që të vihet një taksë të parët që duhet ta marrin vesh duhet të jenë qytetarët. Duhet të ketë një debat publik sepse gjithë këto taksa, tarifa , TVSH-ra që po vihen një pas një që nga taksa e rrugës, që nga taksa e banesës, TVSH e biznesit të vogël e kështu me rradhë, rëndojnë në kurrizin e qytetarëve dhe shpien detyrimisht në krijimin e raporteve ne konsumatorët në rastin e biznesit por edhe me pagesa të shumëfishta që ata duhet të bëjnë nga xhepi i tyre. Në këtë moment çdo qeveri e ka për detyrë të jetë transparente dhe gjëja e parë ishte që duhej të hapej nje debat publik lidhur me grupet e interesit në këtë rast që janë qytetarët. Sesa ata mund ta përballojnë një taksë të tillë në rast se ajo eventualisht do të parashikohet.Unë them që qytetarët nuk kane pse paguajnë me. Radio televizioni merr nga buxheti i shtetit 38% po të flasim vitin që shkoi. Shteti ka subvencionuar shumë nisma të themi radio televizionit publik siç është problemi i dixhitalizimit dhe shumë nisma të tjera. Kalimin nga një transmetim analog në transmetim numerik. Pra janë hedhur hapa shumë të rëndësishme por kjo nuk do të thotë që të rriten taksat në kurriz të qytetarëve. Në qoftë se RTSH do të vendos një paketë siç janë paketat e dixhitalbit apo tringut atëherë le të hidhet një paketë, kush e blen dhe ka nevojë për të le ta bleje por jo ti vendosësh një taksë. Pastaj ka dhe mendime të tjera nëse kjo taksë do të shkojë për RTSH apo dhe për televizione të tjera.
Sigal