Shërbimi civil kryqëzon qeverinë/ Keni larguar nga administrata mijëra nëpunës në kundërshtim me ligjin. Pasojat për shtetin, 110 milionë euro

568
Sigal

Komisioni për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në Kuvend: Shqetësim largimi i paligjshëm i nëpunësve

Taksapaguesit paguajnë 2 administrata shtetërore, kostoja është mbi 110 milionë euro

Petraq Barjami

Shqipëria në 2013 miratoi 2 ligje cilësore, si kushte të vendosura nga BE-ja për të marrë statusin “Kandidat për në Bashkimin Evropian”. Ligjin “Për Nëpunësin Civil” dhe ligjin “Për Administratën Publike”. Në bazë të këtyre ligjeve, qeveria (cilado qeveri) duhet të ndërtojnë një administratë civile të departizuar dhe të depolitizuar. Mirëpo, në 5 vitet e fundit mijëra nëpunës nga administrata civile janë zbuar dhe në vendin e tyre janë punësuar thjesht kontribuuesit elektoralë të mazhorancës, si shpërblim për votën e dhënë. Kjo duket edhe në vendimet e gjykatave administrative, të cilat gjykojnë se shumë nëpunës janë larguar nga administrata publike në kundërshtim me ligjin, prandaj shteti duhet edhe të dëmshpërblejë, secilin nëpunës të zbuar në kundërshtim me ligjin. Fatura financiare e nëpunësve të larguar në mënyrë të paligjshme nga administrata publike është më shumë se 110 milionë euro, thuajse taksapaguesit shqiptarë paguajnë njëkohësisht 2 administrata publike, pasojë e sjelljeve nepotike, partiake të zyrtarëve të lartë të shtetit. Edhe auditimet e KLSH kanë evidentuar shumë parregullsi në largimet pa leje në administratë publike dhe institucione shtetërore.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në Komisionin Parlamentar të Ligjeve

Shkarkimet e paligjshme nga puna, janë kthyer në një shqetësim për komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Komisioneri për mbikëqyrjen e shërbimit civil, paraqiti para Komisionit të Ligjeve Raportin e punës për vitin 2018, ku shqetësim mbetej largimi me të padrejtë nga puna dhe numri i lartë personave që paguhen me vendim gjyqësorë, edhe pse nuk punojnë. Drejtuesja e këtij institucioni Pranvera Strakosha, para Komisionit të Ligjeve tha se një pjesë e madhe e nëpunësve i fitojnë gjyqet duke u paguar, edhe pse ata nuk punojnë. Ndjeshëm tha ajo, ky fenomen po haset në pushtetin vendor. Drejtuesja e këtij Institucioni, Pranvera Strakosha, tha se në shqetësim është kthyer pushteti vendor.

Pravera Strakosha: Kemi konstatuar që burimet njerëzore kanë bërë materialet, kanë bërë vendimet, kanë bërë shkresat dhe ngecin tek kryetari. Komisioneri nuk ka kompetencë të gjobisë kryetarin. Të sqarohet më saktë problemi i personit përgjegjës në kuptim të ligjit. Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manaja, kërkoi informacion më të hollësishëm, për të bërë siç tha ai ndërhyrjet e nevojshme.