Shehi: Lidershipi i sotëm duhet të çojë përpara opozitën

448
Dashamir Shehi ka folur për situatën në opozitë dhe Partinë Demokratike, duke u shprehur se “pa ringritur shpresën, nuk fitojmë dot”. Kreu i LZHK-së është shprehur se opozita nuk duhet të vijë në pushtet nga gabimet e kundërshtarit. Sipas Shehit, është lidershipi i sotëm ai që duhet të çojë përpara opozitën. “Lidershipi të mos mendojë për të forcuar veten, por për të çuar përpara opozitën”, tha Shehi. Kreu i LZHK-së tha se tashmë shtrohet pyetja se “kush do të jetë kryetari real”, por ky debat sipas tij duhet mbyllur brenda PD-së. “Në qoftë se kryetari ka ide, atëherë duhet që strukturat mobilizohen”, tha Shehi.
Sigal