Thaçi: Opozita po vazhdon të përdorë dhunën për të realizuar synimet e veta politike

429
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi deklaron se opozita po vazhdon të përdor dhunë për synime politike, por ju kujtoj se pushteti merret vetëm me vota. Zevendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Thaci në nje status të tij ne Facebook, pasditen e së martës, i është përgjigjur opozitës ku shprehet se “për fat të keq, opozita po vazhdon të përdorë dhunën për të realizuar synimet e veta politike. Lidershipi i opozitës duhet të kuptojë se pushteti fitohet vetëm me votë e assesi me dhunë. Mungesa e besimit të qytetarëve nuk kompenzohet me ekstremizëm politik. Institucionet legjitime të Republikës do të vazhdojnë punën e tyre, pavarësisht zhurmës dhe akteve të dhunës nga pakica opozitare”.
Sigal