Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë mesazhin e sekretarit të shtetit në SHBA, Marco Rubios, ku njoftoi një politikë të re kufizimi vizash për zyrtarët e huaj dhe individët që janë bashkëfajtorë në censurimin e amerikanëve. Në mesazh, Rubio shprehet se liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet. Sekretari Rubio: Prej shumë kohësh, amerikanët janë gjobitur, shqetësuar dhe madje janë paditur nga autoritete të huaja për ushtrimin e të drejtës së tyre të lirisë së fjalës.Sot, po shpall një politikë të re kufizimi vizash që do të zbatohet ndaj zyrtarëve dhe individëve të huaj që janë bashkëfajtorë në censurimin e amerikanëve. Liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë e lindur, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet. Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë. Qoftë në Amerikën Latine, Europë apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë kundër të drejtave të amerikanëve kanë përfunduar.
Marco Rubio: Të parandalojmë emigrimin masiv, të vetmit që përfitojnë janë trafikantët
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ngritur alarmin mbi pasojat e emigracionit masiv, duke e lidhur këtë fenomen me rritjen e rrezikut për trafikimin e qenieve njerëzore.Në një mesazh të publikuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, Rubio thekson se në shumë raste, emigrimi masiv shndërrohet në një rrugë drejt trafikimit të individëve, duke nënvizuar nevojën për adresimin urgjent të këtij problemi.“Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore. Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore. Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur në emigrimin masiv. Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët”, Sekretari i Shtetit Marco Rubio.