Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë Blendi Klosi mori pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste Evropiane, që u mbajt në Malaga, Spanjë. Klosi u shpreh se Partia Socialiste kërkon të realizoj standardet më të mira evropiane dhe brenda vetes së saj dhe sipas tij këto do të shprehen si pjesë e një platforme që do të shpaloset edhe në Kongresin e Jashtëzakonshëm që do të mbajnë socialistët në dhjetor në Tiranë. “Si anëtarë të asociuar të ftuar në këtë kongres entuziast, këtu në Spanjë ne morëm pjesë në një nga fushatat përgatitore së një fushate të madhe që socialistët evropianë kanë për këtë garë elektorale për fitoren e së majtës në Evropë. Si Parti Socialiste që kërkon të realizojë standardet më të mira evropiane edhe brenda vetes së saj ne, për këtë do të flasim edhe në kongresin e dhjetorit. Do të Shpalosim një platformë të riorganizimit të marrëdhënieve me jashtë brenda partisë sonë për të pasur mundësi të transformohemi në kuadër të politikave evropiane që Shqipëria bën për të transformuar Shqipërinë si një partnere evropian e denjë me vendet e Bashkimit Evropian. Të krijojmë një atmosferë politike brenda të majtës dhe brenda gjithë politikës shqiptare evropiane me standarde dhe me shembuj shumë entuziastë, që i morrëm edhe këtu në kongresin e partive socialiste evropiane” – tha Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë Blendi Klosi.