Seanca plenare – Meta përshëndet rezolutën e Kuvendit të Kosovës për lirimin e Hardinajt

454
Në përfundim të seancës plenare sot në Kuvendin e Shqipërisë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë përshëndet dhe mbështet plotësisht Rezolutën e miratuar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës përmes së cilës kërkohet lirimi i menjëhershëm i ish-Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

“Dua të përshëndes edhe në emrin tuaj dhe të gjithë Kuvendit të Shqipërisë, Rezolutën e sapo miratuar nga Parlamenti i Kosovës që kërkon lirimin pa kushte të z. Haradinaj”, u shpreh kryetari Meta në fund të punimeve të seancës së sotme.

Me nismën e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës miratoi të enjten një rezolutë që kërkon lirimin pa kushte dhe sa më shpejt të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e konsideruar atë si detyrë primare shtetërore.
Sigal