Seanca e jashtëzakonshme, Bogdani zëvendëson deputeten e PD në Komisionin e Vettingut. Betohet Avokatja e Popullit

475
Kuvendi është mbledhur sot në seancë për të bërë zëvendësimin e përfaqësueses së PD-së në komisionin “ad hoc” për vettingun, Jorida Tabaku. Kjo e fundit nuk mund të jetë e pranishme në mbledhjet e Komisionit të Vettingut, pasi pak ditë më parë ka sjellë në jetë dy vajzat e saj binjake. Gazetarja Elda Menga raporton për ‘BalkanWeb’ se Gert Bogdani do të zëvendësojë Tabakun.
Po kështu sot ka bërë betimin para deputetëve edhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca

Ndërkaq në orën 14:00, do të ketë një tjetër seancë ku do të votohen anëtarët e Kolegjit të Apelimit dhe të Komisionit të vettingut.

“Në bazë të nenit 74, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, nga të gjitha Grupet Parlamentare kanë depozituar sot, me shkresën Nr. 1553 Prot, kërkesën për thirrjen e sesionit të jashtëzakonshëm ditën e shtunë, datë 17 qershor 2017, drejtuar Kryetarit të Kuvendit”, u njoftua dy ditë më parë nga Kuvendi.
Sigal