Salianji video-mesazh Ramës, rendit koncesionet dhe vlerat e tyre marramendëse

337
Sigal

Ervin Salianji, ish-deputeti demokrat, i kujton kryeministrit Edi Rama koncesionet, që kushtojnë miliona euro.

Përmes një videoje në “Facebook”, Salianji rendit koncesionet dhe vlerat e tyre marramendëse, duke i përcjellë Ramës një mesazh të koduar se mund t’i përdorë këto miliona për t’iu ardhur në ndihmë shqiptarëve, në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit.

Kujtojmë se Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën i kanë bërë thirrje Ramës të heqë milionat e koncesioneve, ose siç i cilëson opozita, të oligarkëve, dhe t’i përdorë për të ndihmuar shqiptarët dhe ekonominë, që merr goditje nga koronavirusi.

Mesazhi i Salianjit:

Kur ti nuk i kërkon llogari për:
Inceneratorin e Tiranës – 310 milionë USD
Inceneratorin e Fierit – 40 milionë USD

Inceneratorin e Elbasanit – 52 milionë USD
Check Up – 90 milionë USD
Sterilizimin – 160 milionë USD
Shërbimin Laboratorik – 90 milionë USD
Rrugën Milot-Balldren – 300 milionë USD
Rrugën Orikum-Dukat – 75 milionë USD
Traun te Rruga e Kombit – 470 milionë USD
Tenderin e Unazës së Re – 20 milionë euro/km
Përfundon që të kërkon ai llogari ty, se ku i gjete lekët e internetit.