Koronavirusi në Kosovë/ Rritet bilanci, shkon në 94 numri i të prekurve

406
Sigal

IKSHPK bën me dije se ka shkuar në 30 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Dy raste pozitive u konfirmuan sonte thuhet në njoftim e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës teksa shton se: “Dy rastet pozitive janë raste me vendbanim nga Gjilani, njeri i gjinisë mashkullore me moshë 20 vjeç dhe tjetra e gjinisë femërore e moshës 36 vjeç”.

Dy rastet pozitive janë raste me vendbanim nga Gjilani, njeri i gjinisë mashkullore me moshë 20 vjeç dhe tjetra e gjinisë femërore e moshës 36 vjeç.

Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë raste kanë rezultuar pozitive.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 21 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 298.305 raste të COVID-19 me 94.624 të shëruar dhe 12.836 raste të vdekjes. Numri më madhi rasteve raportohet nga Kina (81.008), Italia (53.578), Spanjë (25.374), SHBA (22.738), Gjermani (21.854), Irani (20.610), Francë (12.612), Zvicër (6.373), Mbretëri të Bashkuar (4.094), Holandë (3.631), Austria (2.847), Belgjikë (2.815), Turqi (670), Greqi (530), Slloveni (383), Kroaci (206), Serbi (171), Maqedoni e veriut (85) dhe Shqipëri (76).

Deri me 21 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (4.825), Spanjë (1.378), Francë (450), Mbretëri të Bashkuar (233), Holandë (136), Gjermani (77), Belgjikë (67), Greqi (13), Danimarkë (13), Turqi (9), Austri (8), Luksemburg (8), Poloni (5), Hungari (4), Bullgari (3), Shqipëri (2), Serbi (1), Kroaci (1) dhe Slloveni (1).

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!

Mbani distancë sociale për 2 metra!

Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!