Sali Berisha feston ditëlindjen, Prof. Enver Bytyçi e uron: Jetë të gjatë e të lumtur politikani i shqiptarëve

107
Prof.Enver Bytyçi i ka uruar ditëlindjen ish Kryeministrit, Sali Berisha. Në urimin e tij Bytyçi nuk lë pa për mendur kontributin e madh të Berishës: “Ai është politikani që i ka dhënë aq shumë Shqipërisë dhe shqiptarëve”. shkruan ai
“Sot Prof. Dr. Sali Berisha ka ditëlindjen. Ai është politikani që i ka dhënë aq shumë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndaj historia nuk do të mund ta ndryshojë faktin se presidenti (1992-1997) dhe kryeministri Berisha (2005 – 2013) realizoi këto vepra madhore:
1. Udhëhoqi lëvizjen shqiptare për rrëzimin e diktaturës komuniste. 2. Imponoi vendosjen e pluralizmit politik dhe respektimin e të drejtave njeriut në Shqipëri. 3. Vendosi themelet e shoqërisë demokratike e të ekonomisë së tregut të lirë. 4. Udhëhoqi dhe realizoi pranimin e Shqipërisë në OSBE, Këshillin e Europës dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. 5. Ishte i pari udhëheqës anti-komunist i Lindjes Europiane që kërkoi anëtarësimin e vendit të tij në NATO dhe e realizoi këtë më 5 prill 2009. 6. Nënëshkroi marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-në dhe e përgatiti vendin për marrjen e statusit kandidat. 7. Arriti të realizojë ëndrrën e shqiptarëve për lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Europian. Pra realizoi liberalizimin e vizave. 8. Ndërtoi infrastrukturën rrugore të Shqipërisë, Rrugën e Kombit, si dhe pjesën më të madhe të autostradave në drejtim të Vlorës, Elbasanit etj, duke përfshirë dhe superstradën Tiranë-Durrës. Realizoi ndërtimin e dy tuneleve, njëri prej të cilëve më i gjati në Ballkan, atë të Thirrës dhe të Krrabës. 9. Udhëhoqi ndërtimin e infrastrukturës për zhvillimin e turizmit në Shqipëri. 10. Bashkë me presidentin e SHBA-ve, Georg W. Bush shpalli nga Tirana më 10 qershor 2007 Kosovën e pavarur.
Eshte i vetmi lider politik i Europës Lindore që për 22 vite i rezistoi xhunglës së revolucionarëve bolshevikë dhe u përpoq me çdo kusht për zhvillimin e Shqipërisë.
Eshtë i pari dhe i fundit lider shqiptar, krahas Ibrahim Rugovës, që u prit dy herë me ceremoni zyrtare në Shtëpinë e Bardhë dhe priti në Tiranë presidentin amerikan Geog W. Bush.
Edhe pas dorëheqjes nga politika aktive, ai kundërshtoi me forcën e shpirtit dhe argumenteve përpjekjet e Serbisë, të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës!
Për të gjitha këto e të tjera si këto, Prof. Dr. Sali Berisha është dhe do të mbetet i bekuar prej Zotit të shqiptarëve, me urimin për jetë të gjatë e të lumtur!”