I bëri atentat Drejtorit të Policisë, vetëdorëzohet i riu në Shkodër

239
Sigal

Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari që qëlloi me armë katër ditë më parë në drejtim të makinës ku udhëtonte Mentor Hasanaj, Drejtori i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe është vetëdorëzuar.

Mentor Hasanaj mbeti i plagosur sëbashku me të atin Xhelal Hasanaj.

Bashkë me dy të plagosurit, udhëtonte edhe bashkëshortja e Hasanajt fatmirësisht pa dëmtime.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës së 11 tetorit, teksa shefi i policisë po drejtonte automjetin tip “Skoda” në pronësi të policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.